• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Rama: U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin
Home
Politikë

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Rama: U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin

21 December, 2024 s.autor Politikë

Duke folur për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të parandalohen të gjitha ngjarjet e tilla.

Rama është shprehur se vrasja e 14-vjeçarit u kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin.

Rama shtoi se u kthye në një farsë, ndërsa theksoi se nuk mund të parandalohen dhe shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.

Kreu i qeverisë deklaroi se me planin e ri për paketën e sigurisë në shkolla do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurtë.

Edi Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore. Qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme, ka një farsë, ka edhe një marrje përgjegjësie. Si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë destruktive që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi e nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Është e rëndësishme të kuptohet që qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetëkorrigjim të vazhdueshëm.

Edhe në këtë ngjarje tragjike ka dy Shqipëri, një në Parlament dhe një në komunitet, prindërit e prekur drejtpërdrejt se kanë fëmijët në shkolla.

Nuk mund të parandalohet dhe shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin. Ajo që i dallon qasjet ndaj tyre, qoftë komunitar apo qeveritar, është si reagojmë ndaj tyre. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet më e mirë, apo ngjarja të bëhet një sebep që shoqëria e tërë të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Këto të dyja na ndajnë ne edhe në këtë aspekt, ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi me faktorët e lidhur me këtë sferë të edukimit të fëmijëve, kemi një produkt konkret dhe masa. Kemi sigurisë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurtë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Gjithçka nisi si hakmarrje për vrasjen e një 5-vjeçari një muaj më parë, përplasen dy grupe shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur
Previous article "SITUATA NË VERI ËSHTË NË PIKËN MË TË LARTË"/ Drejtori i Policisë së Kosovës akuza Serbisë: Ka dirigjuar sulmin e 29 nëntorit

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT