• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJERËZIT PËRFUNDUAN SIPËR MAKINËS”/ Dëshmitarë okularë përshkruajnë mes tronditjes sulmin në Gjermani
Home
Nderkombetare

“NJERËZIT PËRFUNDUAN SIPËR MAKINËS”/ Dëshmitarë okularë përshkruajnë mes tronditjes sulmin në Gjermani

21 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Vendasit gjermanë janë të tronditur pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë hyri me shpejtësi mes turmës dhe përplasi njerëzit që ishin aty.

“Liderët dhe njerëzit këtu janë tronditur nga ngjarja. Ajo që do të ishte e premtja e fundit para Krishtlindjeve, solli një ngjarje të rëndë.

Ajo që e bën sulmin edhe më të tmerrshëm është se ai u krye tetë vjet pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Është një jehonë nga e kaluara që është thellësisht shqetësuese për gjermanët vetëm pesë ditë para Krishtlindjeve”, tha korrespondenti i “Sky News”, Siobhan Robbins.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë kanë përshkruar mes tronditjes së madhe momentin kur makina depërtoi mes turmës së njerëzve.

Liam Clowes ishte disa metra larg makinës që hyri në turmën e tregut të Krishtlindjeve. Ai ka treguar se ka parë njerëzit të cilët si pasojë e përplasjes, kanë përfunduar sipër makinës së autorit të ngjarjes.

“Nëse do të kishim qenë 15 metra më tej, do të ishim drejtpërdrejt para makinës”, rrëfen ai.

Nga përplasja me makinën, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 68 të tjerë, 15 prej të cilëve paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili ka qenë nën drejtimin e automjetit. Thuhet se ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAZARATI"/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
Previous article ARMË, KOKAINË DHE MIJËRA EURO/ 4 të prangosur në Korçë, mes tyre një 17-vjeçare dhe një turk

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT