• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIDHINI NJË SY! Pesë arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit
Home
Shëndet

HIDHINI NJË SY! Pesë arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

16 December, 2024 s.autor Shëndet

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’. Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.

Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat shëndetësore të ngrënies së mjaltit përpara gjumit:

Çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të qëndrueshme

Rënia në peshë

Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës. Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë për një gjumë të qetë

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Kujdesi i duhur për thonjtë gjatë dimrit, metodat natyrale në shtëpi
Mjalti ul rrezikun e diabetit

Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër.

Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon alergjitë

Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin. Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar.

Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti

Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin. Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit./AgroWeb.org/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga operacioni në Vlorë, sekuestrohen kokainë dhe para!
Previous article LUFTIMET NË KURAK/ Ushtarët e parë koreano-veriorë që humbën jetën në betejë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT