• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Koalicion PD-LSI?”, ish-Presidenti Nishani përmend rastin e Gjermanisë. Çfarë thotë për Kryemadhin
Home
Shqipëri

“Koalicion PD-LSI?”, ish-Presidenti Nishani përmend rastin e Gjermanisë. Çfarë thotë për Kryemadhin

27 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Bashkëpunimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në kuadër të protestës së opozitës kundër qeverisë Rama, ka zgjuar zërat për një koalicion mes këtyre dy forcave politike në zgjedhjet e ardhshme. Por sipas ish-Presidentit Bujar Nishani është shumë herët për ta thënë diçka të tillë.

Nishani ka përmendur edhe koalicionin në Gjermani, por thotë se këtë shembull nuk e paralelizon me rastin shqiptar.

“Nuk di ta them. Është shpejt ta gjykosh. Psh, shikoni çfarë po ndodh në Gjermani. Për shkak të një koalicioni të madh mes dy partive me ideologji të ndryshe, dhe rrethanave madhore që janë sot në Gjermani, bën që këto dy parti të ribashkohen në koalicion. Nuk po e marr këtë për paralelizëm me rastin shqiptar. Por besoj se qeverisja në Shqipëri do të vijë me kristalizimin e platformave. Ne këtë nuk e kemi ende. Do të shohim sesi do të evoluojnë punët në Parlamentin shqiptar”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm në qeverisjen e PD, thotë se Parlamenti shqiptar duhet të hapë një hetim të madh parlamentar për situatën me kanabisin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

“Shpresoj që Parlamenti të hapë një hetim të madh për situatën me kanabisin. Tashmë është vërtetuar nga antimafita italiane se janë përdorur paratë e kanabisit në fushatën elektorale dhe zgjedhjet e fundit. Përveç çështjeve penale që heton prokuroria, në aspektin institucional dhe politik i takon Parlamentit të hapë një hetim të madh parlamentar, dhe rezultatet e këtij hetimi t’i bëhen të qarta qytetarëve shqiptarë, dhe dy partnerëve strategjikë ndërkombëtarë që ka Shqipëria, Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian”, theksoi Nishani.

I pyetur lidhur me reagimin e kryetares së LSI ndaj kryeministrit Rama, të cilin e qëlloi me çizme në sallën e Parlamentit, Nishani tha se për të ka rëndësi parimi dhe produkti që vjen nga sjellja politike.

“Në kulturën time politike nuk interpretoj qëndrime personale. Mua më intereson parimi, dhe ajo çka vjen si produkt i një sjellje politike, brenda asaj që unë e konsideroj si një sjellje politike, dhe në përshtatje me rrethanat. Kryemadhi është një politikane e hershme, me shumë eksperiencë, me dinamizëm shumë të madh, kështu që ajo punon dhe do të vazhdojë të punojë për interesat e partisë së saj politike, por LSI dhe menaxhimi dhe vizioni e drejtimi i saj është fokusuar pikërisht tek ndryshimi i realitete të kësaj “status quo-je” që është rrënues për ne. Ky është një qëndrim i mbështetur edhe nga opozita, edhe nga ato parti të vogla që nuk janë brenda këtyre dy krahëve të mëdha të politikës”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deklarata e fortë e Valbonës për Silva Gunbardhin: Të këndoja këngën e saj do hiqja dorë nga karriera
Previous article Thyen “arrestin e shtëpisë” dhe urdhrin e mbrojtjes, vlonjati nuk harron ‘zakonin’ ndaj bashkëshortes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT