• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
Home
Politikë

KUVEND/ Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare

12 December, 2024 s.autor Politikë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot në Kuvend se rritja e kuotave të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar është një investim i duhur në sigurinë financiare dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”, Malaj u shpreh se pr/ligji parashikon rishikimin e kuotave për sa i përket Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, institucion ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota.

Ky projektligj, sipas tij, është në funksion të përmbushjes së detyrimeve që shteti shqiptar ka në drejtim të institucioneve financiare ndërkombëtare.Malaj theksoi se bashkëpunimi me FMN-në është thelbësor, veçanërisht në garantimin e stabilitetit makroekonomik, si dhe kuadrit të politikave monetare dhe fiskale.

“Kjo mbështetje bazohet kryesisht si në aspektet e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të ecurisë ekonomike, në asistencë teknike apo mbështetje financiare. Sfidat e njëpasnjëshme që kaluam si tërmeti dhe pandemia, treguan qartazi rëndësinë e të qenit jo vetëm anëtar i këtij institucioni, por edhe të konsolidimit të pozitave të Shqipërisë kundrejt këtij institucioni”, u shpreh Malaj.

Sipas tij “mbështetja e menjëhershme që ju dha Shqipërisë pati një ndikim në zbutjen e efekteve negative që pësoi ekonomia jonë”.

“Prandaj rritja e kuotave të Shqipërisë është një mesazh i fortë dhe i drejtpërdrejt sa i takon pozicionit tonë në vendimmarrjen e FMN-së. Në kontekstin e pasigurive globale ekonomike, të tensioneve gjeopolitike, si dhe sfidave të ndryshimit klimatik, forcimi i marrëdhënieve me FMN-në përmes rritjes së kuotave është një investim i duhur në sigurinë financiare dhe stabilitetin makroekonomik”, u shpreh Malaj.

Ministri i Financave solli në vëmendje se Shqipëria është anëtar me të drejta të plota pranë FMN-së, duke zotëruar kuota në vlerën e 174 milionë eurove. Si çdo vend anëtar pranë këtij organizmi financiar kemi pranuar kushtet dhe rezolutat që adaptohen nga ky institucion”, tha Malaj.

Në këtë drejtim ai bëri të ditur se në dhjetor 2023 bordi drejtues i FMN-së miratoi rezolutën për rishikimin e kuotave duke i rritur kuotat e Shqipërisë në masën 87 milionë euro.

“Kjo rrijte do të quhet efektive pas kryerjes së pagesës përkatëse nga ana jonë, ku 75% e shumës do të paguhet në monedhën vendase. Banka e Shqipërisë do të kryejë me fondet e saj pagesat përkatëse në FMN ndaj nuk parashikohet të kemi kosto në buxhet”, shtoi Malaj.

Ministri theksoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes vendi ynë do të zotërojë kuota pranë FMN-së në nivelin e 261 milionë eurove.

Po ashtu, ministri informoi se aktualisht vetëm 23 % e huave të marra nga FMN kanë mbetur pa shlyer ende.

“Rritja e kuotave në FMN përbën një hap strategjik në pozitën e Shqipërisë pranë këtij institucioni, si dhe rrit burimet tona për të pasur akses në burimet që ka ky institucion në çdo rast që do të nevojitet”, shtoi Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Aktori i Netflix ndërron jetë në moshën 37 vjeçare
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve në 2025

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT