• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERPELANCA ME PD/ Manastirliu liston masat për parandalimin e dhunës në shkolla
Home
Politikë

INTERPELANCA ME PD/ Manastirliu liston masat për parandalimin e dhunës në shkolla

12 December, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka listuar një sërë masash që janë marrë për fuqizmin e mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar nga grupi i PD-së pas vrasjes së nxënësit në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ministrja Manastirliu thotë se ngjyrimi politik nuk i shëron plagët nga ngjarja.

Ogerta Manastirliu: Jo ta marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Institucionet arsimore janë hallka më e rëndësishme në edukimin e qytetarëve tanë. Ministria e Arsimit ka një rol kryesor dhe përgjegjësi për krijimin e ambienteve të sigurta. Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ministria e Arsimit mbetet e angazhuar për rishikimin e protokolleve të oficerëve të sigurisë dhe forcimin e shërbimeve sociale në komunitet.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme po punojnë për një rikonceptim të perimetrit të sigurisë ku përfshihen hapësirat, evidentimin dhe largimin e nxënësve nga shkolla. Të minimizojmë rrisqet, rritjen e bashkëpunimit dhe ndjekjen e rasteve të dyshuara. Rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve të shkollës. Oficeri i sigurisë një urë lidhëse, ai bashkëpunon me stafin dhe nxënësit. Ministria e Arsimit ka fuqizuar praninë, kemi rritur numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë.

Po planifikojmë të përmirësojmë këtë standard. Sot kemi një sistem arsimor shumë më të mirë dhe të konsoliduar. Për forcimin e masave, po punohet për një projekt të ri dixhital për kontroll dhe monitorim me kamera inteligjente. Po punohet prej më shumë se 1 viti me Emiratet e Bashkuara.

Këto janë masa që i kemi marrë dhe po i zbatojmë. Një tjetër rrezik është kërcënimi që vjen nga platformat, siç ajo TikTok, shkak i promovimit të vlerave të gabuara dhe anti-vlerave që jo rrallë merren si shembull. Të tjera masa do të jenë pjesë e planit kombëtar të veprimit të rritjes së sigurisë.

Është një punë e përditshme që bëhet në shkollat tona për garantimin e një ambienti të sigurt për fëmijët tanë. Kjo punë na përket të gjithëve, është një sfidë e përbashkët që të gjejmë zgjidhjet e duhura. Ngjyrimi politik nuk i jep zgjidhje problemit dhe as nuk shëron plagëve nga ngjarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA LIRIM NGA ARRESTI SHTËPIAK PËR JAMARBËR MALLTEZI/ GJKKO rrëzon dhëndrin e Berishës
Previous article MASAKRA E DOBRAÇIT/ Kontrolle edhe në banesën e Safet Bajrit, sekuestrohen para

s.autor

Postime të ngjashme

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës Politikë

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT