• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLATFORMA KA DALË JASHTË KONTROLLIT”/ Kosova shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik-Tok
Home
Rajon

“PLATFORMA KA DALË JASHTË KONTROLLIT”/ Kosova shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik-Tok

11 December, 2024 s.autor Rajon

Kosova po shqyrton mundësinë e mbylljes së rrjetit social Tik Tok. Lidhur me këtë u diskutua në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit. Deputetët nga mazhoranca dhe opozita përmendën rreziqet që po vijnë nga kjo platformë, ndërsa e pranishme në mbledhje ishte edhe kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

“Cilat janë mundësitë tona për ta shtrënguar këtë punën e TikTokut, pasi e dini ka qenë shqetësim i jashtëzakonshëm. Ka vende të ndryshme evropiane kur kërkohet letërnjoftimi i personit në fjalë ku kërkohet të hapet llogaria. Kjo eviton mundësinë e hapjes së llogarive të fëmijëve të mitur, po flas nën moshën 16 vjeçare… Është edhe një kërkesë për me mbyllë, por ndoshta mundet me shpjegu nëse këto rrjete sociale nuk i respektojnë rregullat e vendit, cila është mundësia me mbyllë komplet?”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Tash janë bërë shumë aplikacione, shumë rrjete. Tik-Toku është njëri prej rrjeteve që po duket se është jashtë kontrolli dhe është më i dëmshme. Nëse ShBA-të ndihen të rrezikuar nga Tik-Toku, atëherë Kosova e vogël natyrisht se do të jetë. Ne duhet të mendojmë këtu për reduktimin e tij ose ndalimin e tij. Duhet të mendojmë si shtet në këtë formë”, u shpreh Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi tha se mbyllja e kësaj platforme sociale është kompetencë e qeverisë.

“Sa i përket Tik-Tokut, kemi krijuar marrëdhënie bilaterale me ta. Kemi rritur moshën, politikat e privatësisë. Ta keni parasysh se te çështjet e platformave sociale në Kosovë, te problemi bazik është mungesa e domenit të Kosovës, domen zyrtar. Kemi shumë përdorues që operojnë në Kosovë por operojnë edhe jashtë në vende të tjera…Në flasim si shtet me ndalu apo mos me ndalu kjo nuk është në kompetencat e Agjencisë, por duhet të vendosë shteti”, tha Krenare Sogojeva-Dërmaku, kryetare e Agjencisw për Informim dhe Privatësi.

Në këtë mbledhje, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miratoi planin e performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. Kryetarja Sogojeva-Dermaku, para deputetëve tha se prioritet e agjencisë është mbrojtja e të dhënave personale. Sipas saj, një gjë e tillë do të arrihet përmes shtimit të inspektimeve dhe ngritjes së kapaciteteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO E DOKUMENTE SEKRETE/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së braktisur të Assadit
Previous article ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË GREQI/ I riu sapo ishte liruar nga burgu, autori e ndoqi me motorr dhe e plagosi në bark

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT