• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË GREQI/ I riu sapo ishte liruar nga burgu, autori e ndoqi me motorr dhe e plagosi në bark
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË GREQI/ I riu sapo ishte liruar nga burgu, autori e ndoqi me motorr dhe e plagosi në bark

11 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri shqiptar që po qarkullonte me motor, u sulmua me armë zjarri në lëvizje nga një mjet tjetër ditën e sotme (11 Dhjetor) në Greqi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Selanikut dhe i plagosur nga sulmi mbeti një 25-vjeçar, që sipas burimeve policore dhe mediave të vendit fqinj, është Ronaldo Pecaku, me origjinë nga Elbasani, person me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu.

Ai raportohet se mori plumb në bark dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Krimi ndodhi në zonën e njohur si “Egnatia Odos”, para Oreokastros. I riu ka qenë duke lëvizur me motorin e tij dhe siç raportojnë mediat vendase, për një arsye të panjohur një tjetër motoçiklist e ka ndjekur dhe e ka qëlluar duke e plagosur në bark.

Burri u rrëzua i gjakosur në asfalt në stacionin e pagesës, rreth orës 19:00. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë. Më pas ka mbërritur Njësia e Policisë EKAV, e cila ka marrë të dëmtuarin për ta dërguar në spitalin AHEPA.

Sipas burimeve policore, i plagosuri është i njohur për autoritetet greke. Ai raportohet se është Ronaldo Pecaku, nga Elbasani dhe ishte liruar nga burgu një muaj më parë, pasi kishte vuajtur dënimin për vjedhje në vitin 2021. Policia ka nisur një gjueti për kapjen e autorit dhe po “kreh” çdo zonë të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLATFORMA KA DALË JASHTË KONTROLLIT"/ Kosova shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik-Tok
Previous article 34-VJETORI I PD/ Salianji mesazh nga burgu: E nesërmja për demokratët është sërish betejë e protestë. Shqiptarët çdo ditë po marrin...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT