• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPINIONI I “VENECIAS” PËR OLTA XHAÇKËN/ Spiropali: Kushtetuesja ndërhyri në pavarësinë e Kuvendit
Home
Politikë

OPINIONI I “VENECIAS” PËR OLTA XHAÇKËN/ Spiropali: Kushtetuesja ndërhyri në pavarësinë e Kuvendit

10 December, 2024 s.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë Elisa Spiropali  ka reaguar lidhur me komisionin e Venecia për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi i Kuvendit lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit.

Spiropali thotë se Gjykata Kushtetuese u kërkoi deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga Kuvendi është lexuar sipas saj, jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë.

Reagimi i plotë:

Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit!

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë! Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.

Kam bindjen se ky opinion i drejtë do i shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LUSHNJE/ 30-vjeçarja e përplas me automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë i moshuari
Previous article DASH DEKOROI DUMANIN/ Ambasada e SHBA: Të nderuar të punojmë përkrah kampionëve për të mposhtur korrupsionin

s.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT