• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DEVI KASMIT/ Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu
Home
Breaking News

VRASJA E DEVI KASMIT/ Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu

4 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit të ushtrisë greke, Eftimius Eftimiu (Efthimious Efthimiou), i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë.

Rekursi është rrëzuar, duke lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i datës 1 Mars 2021.

Shtetasi grek kërkonte rrëzimin e vendimit të dy shkallëve, pasi mohonte autorësinë e krimit që sipas hetimeve ishte i paguar dhe organizuar nga një grup kriminal shqiptar në Greqi, me motiv larjen e hesapeve dhe hakmarrjen për hesapet e biznesit ilegal të drogës.

Si organizator i grupit u akuzua dhe dënua në mungesë Aurel Hoxhallari, i dënuar po përjetë nga GJKKO, në Maj 2023, kurse hetimet u ndoqën nga SPAK, pasi bëhej fjalë për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion e dënoi shtatorin 2020 ish-specialin e ushtrisë greke Ethimious Efthimiou me burg përjetë. mes të dënuarve ishte edhe Elton Halipaj, me 33 vite burgim.

Ai vrau Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD, dhe një armë automatike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FILM OSE..."/ Kapitulli i ri, Tayna na zbulon planet e së ardhmes
Previous article E RËNDË NË VLORË/ 34-vjeçari vetëvaret në oborrin e banesës, ja shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT