Dieta më e fundit që po bën bujë në TikTok lidhet me një filxhan kafeje, dieta e humbjes së peshës përmes kafesë. Dieta përfshin shtimin e përbërësve specifikë si kanella, lëngu i limonit dhe piper i kuq në kafen tuaj dhe konsumimin e saj brenda shtatë sekondave pas ndjesisë së urisë. Përdoruesit e TikTok-ut thonë se rrit metabolizmin dhe djeg yndyrnat në bark.
“Mos u marto me një burrë duke menduar…”/ Cilin nga ish-partnerët thumboi Jennifer Garner?
Rreziqet shëndetësore afatgjata janë padyshim diçka për t’u marrë parasysh si shtimi i gazrave dhe problemet me fryrjet. Kjo dietë përfshin shtimin e përbërësve shtesë në kafe për të humbur peshë dhe për të rritur metabolizmin. Pija duhet të konsumohet brenda 7 sekondave. Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e lavdërojnë këtë dietë, nuk ka asnjë studim ose dëshmi shkencore që mbështet idenë se këto përzierje kafeje funksionojnë. Kafeja vetë ka treguar disa përfitime të mundshme shëndetësore, si ulja e rrezikut për obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri. Dieta mund të rrisë rrezikun për gazra dhe fryrje.
Kafeja vetë është një pije që shkakton shqetësime gastrike për shumë njerëz që e pijnë rregullisht. Për më tepër, përbërësit që shtohen mund të përkeqësojnë më tej çështjet e sistemit tretës, veçanërisht për ata që kanë stomak të ndjeshëm. Piperi i kuq apo erëzat pikante përmbajnë kapsaicinë, një përbërës aktiv që stimulon receptorët e dhimbjes në trup, duke shkaktuar një ndjesi djegieje.Një studim tjetër ka treguar se ngrënia e ushqimeve që përmbajnë piper shkaktojnë dhimbje më të madhe në abdomen dhe ndjesi djegieje krahasuar me ushqimet standarde. Kjo dietë nuk ka të garantuar zgjatjen në kohë të efekteve ndaj gjithnjë alternativa më e mirë mbeten tre vaktet kryesore që duhet të jenë të plota me proteina, fibra dhe fruta e perime.
Dikur kamariere sot MILIONERE, 20-vjeçarja më e KOMENTUAR në botë falë të ardhurave të saj të çmendura në “OnlyFans”!
Hidratimi gjithashtu është thelbësor për menaxhimin e peshës. Rritja e konsumimit të ujit mund të rrisë një proces të quajtur lipolizë, një proces ku trupi djeg yndyrnat për energji. Ndërkaq, mungesa e shtatë deri në nëntë orëve të gjumit natën tek të rriturit ka provuar të shkaktojë rritje të oreksit, rregullim të hormoneve dhe ndryshime të peshës.


