• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-deputeti i LSI, bëhet optimist. Flamur Çelaj: Protesta, kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar
Home
Shqipëri

Ish-deputeti i LSI, bëhet optimist. Flamur Çelaj: Protesta, kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar

27 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Në radhën e reagimeve të Protestës së sotme përballë institucionit të Kryeministrisë, kanë qenë të shumtë ata të cilët kanë reaguar nga rrjetet sociale ose nga televizionet kombëtare.

Një prej tyre, nga “zona” e LSI-së Flamur Çelaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ditës.

Flamur Çelaj ish-deputet i LSI-së për qarkun e Vlorës shkruan:

“Kronika e një ngjarje të paralajmëruar.

Një masë e jashtëzakonshme qytetarësh pushtuan në 27 Janar bulevardin e madh të Kryeqytetit të Shqiptarve si kurrë më parë në këto 27 vite të tranzicionit tonë të gjatë e të vështirë !

Përtej influencës së ekstremeve politike dhe tifozve të tyre kjo masë e madhe njerëzish tregoi se Protesta ishte pasqyra më e qartë e perceptimit qytetar për veprimet e papërgjegjëshme të kësaj qeverisje që po humbet mbështetjen e opinionit publik në mënyrë dramatike.

Gjatë kësaj Proteste u duk sikur godina e kryeministrit ishte e vetmja hapsirë ku qeveria gëzon legjitimitet, pasi për gjithçka tjetër që e rrethonte dukej sikur populli nuk e pranon më si legjitime!

Çfarë ndodhi që në pak muaj opinioni qytetar ti kundërvihet fituesit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017?!

Fytyra e vërtet e mashtruesit duket pasi ti i ke dhënë besimin.

Menjëherë pas zgjedhjeve një seri skandalesh ndriçuan realitetin Shqiptar i cili dukej se deri përpara atij momenti kishte si makiazhi tam tamet e fushatës që fshihnin vragat e pështira që lë pas :

  1. Korrupsioni i konçesioneve të miqve Kryeministror
  2. Kanabisimi i Vendit
  3. Blerja e votës me paratë kanabisi e konçesioneve
  4. Inkriminimi i policisë së shtetit
  5. Drejtimi i qeverisë nga krimi të organizuar
  6. Kapja e drejtësisë

Të trajtosh rast pas rasti skandalet e kësaj qeverie duhet netë të gjata dimri dhe durim për ti dëgjuar të gjitha por personalisht se mjaftojnë ato që kam listuar në vija të përgjithshme për të kuptuar se unifikimi i forcave të opozitës dhe qytetarve përtej dallimeve politike në Protestën e sotme popullore ishte as më shumë e as më pak Kronika e Një Ngjarje të Paralajmëruar.”

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputeti i PD: Sot nuk ishte thjeshtë një protestë, ishte manifestim mbarë popullor
Previous article Protesta nuk i shuajti dot zërat kritik në PD/ Vjen edhe reagim i parë i fortë kundër Bashës

g.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT