• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LULJA E KRISHTLINDJEVE/ Si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi!
Home
Jetë

LULJA E KRISHTLINDJEVE/ Si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi!

2 December, 2024 s.autor Jetë

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit. E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.

Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve. Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit. Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre. Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.

Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800. Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta.

Si të kujdeseni

Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete. Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.

Si ta ujisni

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi. Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

Si ta ruani pas festave

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10 cm. Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KTU MË KINI, SI DIKUR, DO TË JEM PËRGJITHMONË"/ Letra PREKËSE e prindërve të Martin Canit
Previous article E RËNDË NË PUKË/ Përfshihet nga flakët servisi i makinave, një punonjës mbetet...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT