• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË BANJSKË/ Kryeprokurori i Beogradit: Ja kur do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç
Home
Rajon

SULMI NË BANJSKË/ Kryeprokurori i Beogradit: Ja kur do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç

2 December, 2024 s.autor Rajon

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, tha se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2025 do të merret vendimi lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiçit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Në këtë kuptim, pres bashkëpunim adekuat me EULEX-in”, tha Stefanoviç në një intervistë për Kosovo Online.
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ndaj Radoiçiçit dhe një grupi personash, autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë.
Autoritetet në Serbi po ashtu kanë kryer hetime për këtë sulm, për të cilin Kosova e fajëson Beogradin, por autoritetet atje kanë mohuar përfshirjen në të.

Stefanoiç tha se gjatë hetimit të autoriteteve serbe janë ndërmarrë mbi 40 veprime procedurale.
Ai tha se Radoiçiçi akuzohet nga autoritetet serbe se së bashku me persona të tjerë të panjohur “ka kryer veprat penale: Organizim për kryerjen e veprave penale, prodhim i paligjshëm, mbajtje, bartje dhe trafikim të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike”.

Kryeprokurori serb tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore të Serbisë, “po përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen kritike në Banjskë më 24 shtator 2023 dhe po kontrollohen pretendimet e të dyshuarit të cilat i ka paraçitur gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Beograd”.

“Përveç kësaj, përmes Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë, Prokuroria e Lartë në Beograd i është drejtuar EULEX-it [Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë të Bashkimit Evropian] dhe ka kërkuar dorëzimin e të gjithë dokumentacionit që lidhet me ngjarjen kritike të 24 shtatorit 2023 në Banjskë”, shtoi ai.

Ai tha se në këtë drejtim, nga EULEX-i është kërkuar dorëzimi i procesverbalit të hetimeve, foto-dokumentacionit, procesverbaleve të autopsisë për të gjithë viktimat dhe raportet mjekësore të të gjithë të plagosurve.
“Janë kërkuar gjithashtu procesverbalet për ekzaminimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve shpërthyese, si dhe procesverbalet e marrjes në pyetje të të akuzuarve dhe dëshmitarëve”, tha Stefanoviç.

Më herët gjatë këtij viti, autoritetet e Kosovës kishin thënë se kërkesat e Serbisë për të siguruar informacione për sulmin në Banjskë, janë në kundërshtim me disa pika të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, dhe në bazë të ligjeve të Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit.
Nga Zyra e BE-së kishin thënë po ashtu se kërkesat e Serbisë për këtë rast, ia kishin përcjellë autoriteteve të Kosovës.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë se Serbia po ashtu asnjëherë nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për dorëzimin “e kriminelëve në mënyrë që ata të përgjigjen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiçit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska, ndër të tjera, për vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.
Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDAT E SIGURISË/ Tiranë, mblidhet të martën Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut
Previous article NDIZEN DRITAT E PEMËS NË TIRANË/ Veliaj: Secili të ndezë dritën e zemrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT