• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SFIDAT E SIGURISË/ Tiranë, mblidhet të martën Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut
Home
Aktualitet
Kronikë

SFIDAT E SIGURISË/ Tiranë, mblidhet të martën Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut

2 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga data 3 deri më 5 dhjetor, në Tiranë do të zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes, në kuadër të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5). Ky aktivitet i rëndësishëm zhvillohet në kuadër edhe të angazhimeve të Shqipërisë në këtë iniciativë.

Në këtë ministerial pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga SHBA, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia. Ndihmëssekretarja amerikane e Mbrojtjes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në fushën e Sigurisë, znj. Celeste Wallander do të jetë e pranishme në këtë takim.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Pirro Vengu së bashku më ndihmëssekretaren amerikane do të mbajnë fjalën e mirëseardhjes në ditën e parë të punimeve të këtij ministeriali.

Përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5) do të diskutojnë për proceset integruese të vendeve të Ballkanit përmes mekanizmave të kësaj iniciative si dhe të ardhmen e kësaj iniciative. Po ashtu pjesë e paneleve të diskutimeve janë edhe lufta në Ukrainë dhe pasojat në Evropën Juglindore, sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi me anëtarë të rinj të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut, kontributi i përbashkët në NATO dhe misione të tjera ndërkombëtare, etj.

Vendet pjesëmarrëse do të nënshkruajnë edhe një deklaratë të përbashkët në fund të ministerialit.

Iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e këtyre vendeve, me mbështetjen edhe të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në strukturat euroatlantike, por ndihmon edhe në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik në këtë rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOI PËR VDEKJE 50-VJEÇARIN/ Autori Julian Gjoshi shfaq çrregullime para hetuesve, arma e krimit…
Previous article SULMI NË BANJSKË/ Kryeprokurori i Beogradit: Ja kur do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT