• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASKUSH MBI LIGJIN”/ Manja vlerëson punën e SPAK: Ka “goditur” ish-presidentë dhe ish-kryeministra
Home
Politikë

“ASKUSH MBI LIGJIN”/ Manja vlerëson punën e SPAK: Ka “goditur” ish-presidentë dhe ish-kryeministra

2 December, 2024 s.autor Politikë

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.

Ndër të tjerë mbajti fjalën e tij edhe minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili vlerësoi punën e SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësië për të luftuar korrupsionin.

Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe në perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.

Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut.

Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës. Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit.’

Më tej, ministri thekson rëndësinë e digjitalizimit si një mjet të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës në administratën shtetërore. Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të bëhet operacional regjistri digjital i zyrtarëve shqiptarë që do të krijojë një mundësi të rëndësishme për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë administrative të zyrtarëve. Kjo nismë pritet të rrisë transparencën dhe të përmirësojë llogaridhënien për veprimtarinë noteriale dhe proceset ligjore.

‘Digjitalizimi armë e fuqishme. Për të luftuar korrupsioni, me anë të platofirmës e-albania, ul ndërveprimin me zyrtarët dhe ul hapësirat për korrupsion.

Ministria e Drejtësisë në fillim të vitit do bëjë operacional regjistrin digjital zyrtar shqiptar. Rrit transparencën e veprimtarisë noteriale. Edhe ky regjistër digjital mundësi e zvogëlimit të hapësirave për korrupsion.’

Një nga sfidat kryesore është plotësimi i vakancave në sistemin gjyqësor, që është thelbësor për funksionimin e duhur të këtij sistemi. Pa një numër të mjaftueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të kualifikuar, është e vështirë të arrihet një administrim efektiv dhe i drejtë i ligjit dhe një ndër zgjidhjet është edhe kualifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

‘Rruga që kemi përpara ka sfidat e veta. Kemi bërë hapa. Për konsolidimin më të mëtejshëm duhet të zgjidhim vakancat në gjyqësor. Duhet të rrisim trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët. E nevojshme që gjyqtarë dhe prokuror të vazhdojnë me trajnime. Sfidë mbetet denoncimi publik. Duhet të rritet angazhimi i shoqërisë civile si mbikqëyrës i reformave. Lufta kundër korrupsionit, është angazhim i gjithë shoqërisë. Është betejë për të ardhmen e brezave që vijnë. Kemi bërë hapa, sfida dhe lufta me korrupsion është betejë e rëndësishme. Jemi në rrugën e duhur pse jo në vitin 2030 të jemi anëtar i BE, si angazhim me reformat.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos dhe Lemnos, përmbytjet “pushtojnë” zonën
Previous article VETËM TRE DITË PAS SHPËRTHIMIT NË KOSOVË/ Kurti e Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT