• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË NDROQ/ Policia i gjen viktimës pistoletë në trup, shumë persona të shoqëruar! Kërkime për autorin Julian Gjoshi
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË NDROQ/ Policia i gjen viktimës pistoletë në trup, shumë persona të shoqëruar! Kërkime për autorin Julian Gjoshi

1 December, 2024 F.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet për vrasjen e pasdites së sotme në Ndroq të Tiranës janë intensive, me Policiën që ka nisur kontrolle dhe shoqërime për të zbardhur ngjarjen. Sipas informacioneve të fundit, viktima, Alfred Dedja, i njohur ndryshe si “Daku” dhe 50 vjeç, ka qenë i armatosur, pasi grupi hetimor ka gjetur një pistoletë në trupin e tij, të cilën e ka sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari për krimin, Julian Gjoshi, është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe ka qenë i dehur në janar të vitit 2021. Ai gjithashtu ka figuruar në përgjimet e aplikacionit SKY ECC, ndërsa rezulton se është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në vitin 2020. Policia ka shoqëruar shumë persona dhe ka marrë në pyetje disa individë, kryesisht si dëshmitarë të ngjarjes. Viktima ka qenë duke drekuar me disa persona në një tavolinë, kur Gjoshi ka hyrë dhe ka qëlluar atë disa herë me armë. Grupi hetimor po punon për të konfirmuar një pistë zyrtare të ngjarjes, ku dyshohet për një konflikt të lidhur me pazare të drogës, ndërkohë që ka pasur konflikte të mëparshme mes dy viktimës dhe autorit.

Hetuesit kanë fokusuar kontrollet në zonat e Shijakut dhe Durrësit, ndërkohë që dyshohet se autori mund të ketë pasur ndihmës për t’u larguar nga vendngjarja. Pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë mund të ndihmojnë për zbardhjen e mëtejshme të dinamikës së krimit. Viktima, që jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, kishte njohje të hershme me autorin e dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI/ Tirana humbet penallti në kohën shtesë, barazim ndaj Partizanit
Previous article PAMJET/ I mbështjellë me çarçaf, nxirret nga lokali trupi i pajetë i 50-vjeçarit në Ndroq

F.autor

Postime të ngjashme

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve Aktualitet

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT