• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazetarët kundër “filozofëve të rinj”/ Ose këta çunat kanë B*LE të mëdha, ose janë vet të tillë!
Home
Aktualitet
Media

Gazetarët kundër “filozofëve të rinj”/ Ose këta çunat kanë B*LE të mëdha, ose janë vet të tillë!

27 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Media

Enkel Demi dhe Elvin Luku janë dy gazetarë që kanë reaguar sot për daljen publike tek emisioni i Arian Çanit të çunave të “Shkollës Kontekstualiste të Tiranës”.

Ne vijim mund te lexoni shkrimin e Demit, ndersa më poshtë statusin e gazetarit Elvin Luku në facebookun e tij. Ky i fundit është edhe vetë pedagog, ashtu si edhe prurja më e re e UET.

Edhe filozofët kishim mangut

Nga Enkel Demi

Shqipëria është një vend qesharak, sepse ka një mangësi të rëndësishme; nuk ka elitë. Shteti i Ismail Qemalit zbuloi sheshit, pikërisht që paria përbëhej nga dallkaukë, fjala vjen si Esad Pasha apo Haxhi Qamili. Prandaj, shpesh aksionet e tyre edhe kur ishin gjakatare, ishin qesharake. Dyert e mëdha apo mendjet e larta ishin për t’i numëruar me gishtat e dorës, kurse përçmimi ndaj tyre sporti më popullor. Në historinë e shkurtër të shtetit shqiptar, gjithmonë ka qenë në kult cubi dhe poshtë këmbëve bujari.

Shoku Enver me ardhjen në pushtet e fshiu nga faqja e dheut dhe atë dorë parie që pati mbijetuar, por nuk e bëri veç me aparatin e dhunës, por me një ngazëllim dhe mbështetje popullore të jashtëzakonshme. Patër Zefi shkruan në kujtimet e tij, që kur priftat po i çonin nga Kuvendi françeskan për në gjykatore, njerëzit i pështynin, i shtynin, jua sillnin me flakaresha dhe i shanin ndytë, sa ai vetë në libër thotë: “Kurrë nuk kisha mendu që ky popull kishte kaq shumë rrugaça”.

Me regjimin komunist, elita vdiq dhe nuk pati më fat të rilindë. Fillimisht e zëvendësuan me opingat që vinin era përç të katundarit Hysni Kapo, bijtë e të cilit krijuan të mirënjohurin Bllok. Prandaj, kur erdhën vitet ’90 dhe u transmetuan do shirita, të tërë u skandalizuam sa injorantë, sa vulgarë ishin në të folme dhe kulturë, Enver Hoxha, Ramiz Alia, por dhe pasuesit e tyre që patën mbushur barkun më mirë se të tjerët, por nuk kishin mbetur trutharë.

Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit askush nuk vuri ujin në zjarr jo për elitat, por për ardhmërinë. Ka përherë përpjekje për ta zënë parinë nga grupe politike, mediatike, spitullaq mesoresh. Janë sak këto përpjekje që e bëjnë këtë vend qesharak dhe guximtarët karagjozë.

Vetëm në një tokë si Shqipëria të del biri i botës dhe të thotë që është filozof pa mbushur 30 vjeç, politikan duke qenë berber, mendimtar duke vjedh’ xhepat në qeveri. Kryeministri i këtij vendi i jep mend peshkatarëve, sipërmarrësve, mjekëve, juristëve, hidraulikëve, bujqve, gazetarëve dhe e ka shumë seriozisht. Është i bindur që është i zoti t’ua gjejë ilaçin të tërëve në male, kodra, fusha, det, qytet e fshat. Ka kohë që ka rrjedhur, por nuk e shkund njeri, pasi nuk është i vetmi që noton në përroin psiqik.

Në këtë panair të kotësisë mungonin vetëm filozofët që i njohëm më në fund në programin më filozofik që prodhojnë televizionet shqiptare. Veç në Shqipëri bën vaki që filozofët intervistojnë dikë, sepse zakonisht janë ata që intervistohen. Filozofi në atdheun tonë është një djalë i ri, me dialekt të rëndë tosk, me fjalor të zgjeruar deri në plot 1500 fjalë, pa asnjë vepër të shkruar, pa asnjë shkollë mendimi të veçantë, i cili njeh pak ose aspak at Anton Arapin apo Isuf Luzajn. Por, filozofi është një dukuri interesante mediatike që mund të shitet për një tip cool. Së shpejti, filozofi duhet të ngujohet në ndonjë shtëpi të reality show ose të marrë pjesë në programe se kush kërcen a këndon më bukur.

Kam gjithë paraditen që kërkoj të gjej një filozof të huaj me identikitin “shqipo” dhe më vjen të plas që nuk po e qëlloj dot. Prandaj, më pëlqen për vdekje ky vend që ka ose shpik vetëm ngjarje e dukuri unike, të papërsëritshme askund në botë. “Pra, i kjofshim falë ksaj Shqipnie!”, do të thoshte i moçmi.

marë nga: “27.al”

Statusi i plotë i Elvin Lukut ne facebookun e tij.

Cudira shqiptare

Cunat e UET prezantojne te Arian Cani ‘Shkollen Kontekstualiste te Tiranes’!!!

Nje studiues ka te gjithe te drejten e zotit qe te ndjeke dhe cilesoje veten si ndjekes se rrymave filozofike pragmatiste, empiriste, deterministe, kontekstualiste, skeptike, radikaliste, konstruktiviste, feministe, etj…

Por te veteshpallesh ‘Shkollen Kontekstualiste te Tiranes’, ka dy gjera:

1. Ose keta cuna kane BOLE te medha;
2. Ose keta jane BOLE te medhej.

Qe te jesh te kategoria e pare, per te shpallur ‘Shkollen Kontekstualiste te Tiranes’ duhet minimalisht te kene dy a tri studime, libra, monografi qe kane sjelle nje risi, evolucion, per te mos thene revolucion ne fushat politike, ekonomike, mediatike, audiencat, shkencat sociale, kompjuterike etj…

Me aq sa di une, te pakten per fushen time te shkencave te komunikimit, keta skane nje kontribut te qenesishem, po pres me endje te mesoj se mos ndoshta kane kontribute te vyera ne shkencat e tjera…

Guxim te madh intelektual keni o miq. Tashme jeni futur ne tregun nderkombetar, ku:

SHKOLLA KONTEKSTUALISTE E TIRANES – UET

do konkurroje ne dije dhe arritje shkencore me:

SHKOLLEN E BIRMINGAMIT,
SHKOLLEN E KOLUMBIAS,
SHKOLLEN E CIKAGOS,
SHKOLLEN E FRANKFURTIT,
LEVIZJEN FEMINISTE,
SHKOLLEN E TORONTOS,
RRETHIN E VJENES
…

Sme mbetet tjeter t’iu uroj vec SUKSESE NE JETE!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nishani mund të marrë drejtimin e PD-së? Flet ish-presidenti
Previous article Valencia – Real, notat e lojtarëve. Ronaldo më i miri

Redaktor1

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT