• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA VRAU BURRIN E MË PAS VETEN/ Postimi prekës i motrës së 34-vjeçarit shqiptar: Zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim
Home
Aktualitet
Kronikë

GRUAJA VRAU BURRIN E MË PAS VETEN/ Postimi prekës i motrës së 34-vjeçarit shqiptar: Zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim

29 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e rëndë në Florida të SHBA, ku gruaja vrau burrin e saj nga Kosova, Pajtim Krasniqi dhe më pas i dha fund jetës ka tronditur mbarë opinionin në zonën ku ata banonin, por edhe në Kosovë.

Motra e Pajtimit, Albana Krasniqi ka prekur me postimin e saj për vëllain e ndjerë. Ajo thotë se Sabrina zgjodhi t’i marrë jetën, duke e qëlluar me pesë plumba.

Ajo shkruan se Sabrina i ka shkatërruar familjen, ndërsa thekson se “ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij”.

Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, ka shkruar motra e viktimës në Facebook.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 nentor në apartamentin e tyre luksoz në Hallandale Beach në Florida.

Nga hetimet rezulton se ka qenë 27-vjeçarja Sabrina, e cila ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, më pas ajo i ka dhënë fund jetës.

“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSION NË AJËR/ 5 avionë kinezë dhe 6 rusë fluturojnë mbi Korenë e Jugut, kundërpërgjigjet Seuli
Previous article U DOGJ NË MAGAZINËN E FISHEKZJARREVE/ Rrëfehet mes lotësh e dashura e shqiptarit: Do të martoheshim sapo të mbushja 18 vjeç

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË KAPSHTICË/ Mbi 21 mijë qytetarë kaluan në pesë ditët e fundit Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KAPSHTICË/ Mbi 21 mijë qytetarë kaluan në pesë ditët e fundit

ZJARR NË RIVIERËN E KARABURUNIT/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash Aktualitet

ZJARR NË RIVIERËN E KARABURUNIT/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT