• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSION NË AJËR/ 5 avionë kinezë dhe 6 rusë fluturojnë mbi Korenë e Jugut, kundërpërgjigjet Seuli
Home
Nderkombetare

TENSION NË AJËR/ 5 avionë kinezë dhe 6 rusë fluturojnë mbi Korenë e Jugut, kundërpërgjigjet Seuli

29 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Frontet e luftës janë të hapura nga Europa në Lindjen e Mesme dhe frika për përshkallëzimin e konflikteve deri në përdorimin e armëve bërthamore, mban në tension botën mbarë.

Në kulmin e tensioneve në Ukrainë dhe Gaza e Liban, një incident është shënuar edhe në Azi. Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se ka ngritur aeroplanët ushtarakë në ajër dhe në gjendje gatishmërie, pasi 5 avionë ushtarakë kinezë dhe 6 rusë fluturuan mbi zonën e saj të mbrojtjes ajrore.

“Pesë avionë ushtarakë kinezë dhe gjashtë rusë hynë dhe dolën nga Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë në Detin Lindor dhe Detin e Jugut”, tha në një deklaratë shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.

Po ashtu sqarohet se avionët nuk e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, e cila ishte në gjendje t’i identifikonte ata dhe të merrte masa për çdo rast.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Kinës i quajti fluturimet si “patrulla e tyre e nëntë e përbashkët strategjike” duke shtuar se ato u zhvilluan “sipas planit vjetor të bashkëpunimit midis ushtrisë kineze dhe ruse”.

Që nga viti 2019, Kina dhe Rusia kanë fluturuar rregullisht avionë ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa njoftim paraprak, duke i cilësuar si stërvitje të përbashkëta. Incidente të ngjashme ndodhën edhe në muajt qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar, por dhe në maj dhe nëntor 2022.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut kërkoi që të merren masat e duhura për të parandaluar të përsëriten këto fluturime, duke shtuar se veprime të tilla mund të “rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet në rajon”.

Kina dhe Rusia kanë zgjeruar lidhjet ushtarake dhe të mbrojtjes që kur Moska nisi luftën me Ukrainën gati tre vjet më parë. Të dyja janë gjithashtu aleatë tradicionalë të Koresë së Veriut, armikut kryesor të Jugut.

Ngritja e avionëve në gjendje gatishmërie nga Seuli shënojnë incidentin e fundit që përfshin ushtritë ruse dhe kineze në muajt e fundit. Në fillim të nëntorit, Italia dhe Norvegjia mobilizuan avionët e tyre luftarakë pasi bombarduesit rusë u panë mbi Detin Baltik dhe përgjatë bregdetit norvegjez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ Dyshohet se vranë 5-vjeçarin në Greqi, policia shpall në kërkim 4 shqiptarë
Previous article GRUAJA VRAU BURRIN E MË PAS VETEN/ Postimi prekës i motrës së 34-vjeçarit shqiptar: Zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT