shtrimet e tepruara te vajzat dhe gratë çojnë deri te ndryshimet e shpeshta të disponimit, humbja e motivimit dhe lëndimet. Tempi i moderuar i ushtrimeve disa herë në ditë sjellë më shumë vetëbesim dhe energji se tek ata që ushtrohem në mënyrë intensive, zbulon studimi i Universitetit Pennsylvania i kryer në femra në moshën prej 40 deri 60 vjet. Gratë që kanë marrë pjesë në studim dy javë kanë shënuar se sa ushtrohen dhe çfarë hanë. Rezultati fizik në mes ushtrimeve rigoroze dhe të moderuara ishte i barabartë, por gratë që kanë bërë ushtrime rigoroze janë ndjerë më keq nga ana emocionale.
Hulumtuesit kanë vërtetuar që ushtrueset rigoroze më shpesh ndërrojnë disponimin dhe vuajnë nga depresioni. Përveç kësaj, ato lodhen deri në atë pikë sa humbin motivimin, nuk argëtohen më shumë në ushtrime dhe përveç kësaj rrezikojnë edhe problemet shëndetësore. “Ushtrimet përmirësojnë disponimin, por vetëm nëse bëhet fjalë ushtrime të moderuara. Kjo veçanërisht ka të bëjë me ata që nuk janë ushtruar rregullisht më herët dhe kanë më shumë kilogramë”-ka theksuar autorja e studimit, Steriani Elavsky.
Vetëm gjashtë minuta ushtrime me intensitet të lartë në ditë mund të ndihmojnë në vonimin e fillimit të Alzheimerit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar aktiviteti fizik intensiv mund të zgjasë jetëgjatësinë e një truri të shëndetshëm dhe të vonojnë rënien njohëse. Ekipi, nga “Universiteti i Otagos” në Zelandën e Re, rekrutoi 12 persona si pjesë e studimit të tyre. Ata donin të gjenin mënyrën më të mirë për të rritur prodhimin e një proteine të caktuar, të quajtur faktori neurotrofik i rrjedhur nga truri (BDNF).
Kjo proteinë dihet tashmë se është thelbësore për formimin e trurit, kujtesën dhe promovon aftësinë e trurit për të krijuar lidhje dhe rrugë të reja. Studimet tek kafshët kanë treguar se rritja e disponueshmërisë së BDNF inkurajon formimin dhe ruajtjen e kujtimeve, rrit të mësuarit dhe rrit performancën njohëse. Megjithatë, ndërhyrjet farmaceutike, të tilla si marrja e medikamenteve, nuk kanë qenë në gjendje të rrisin me sukses sasinë e BDNF të prodhuar nga trupi i njeriut.


