• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SPITAL PREJ 8 MUAJSH/ Hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë, 37-vjeçari përfundon në koma
Home
Aktualitet
Kronikë

NË SPITAL PREJ 8 MUAJSH/ Hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë, 37-vjeçari përfundon në koma

18 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qytetari italian, Simone Del Vecchio ndodhet në spital prej 8 muajsh, pasi hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë. Historinë e 37-vjeçarit nga Pulia e ka treguar për Corriere della Sera vëllai i tij binjak, Marco.

Gjithçka nisi 13 marsin e kaluar, kur Simone i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të vinte në Tiranë për të vendosur proteza dentare. Megjithatë, pak pas operacionit, Simone Del Vecchio u ndje i sëmurë dhe pësoi katër arreste kardiake. Ai fillimisht u shtrua në terapi intensive në Tiranë dhe më pas u zhvendos në Itali.

37-vjeçari aktualisht ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

Familja e tij ka nisur veprimet ligjore, megjithatë po përballen me probleme të tjera.

“Kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marku.

Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme.

“Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri.

“Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”– tregon i vëllai.

Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET TIRANA/ Sherr te shkolla “Fan Noli”, 14-vjeçari vritet me thikë në zemër
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Në shënjestrën e Kievit janë depot ruse, por edhe trupat e Koresë së Veriut

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT