• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCA DHE BRITANIA DO TË VIJOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Macron dhe Starmer zotohen për të penguar agresionin rus
Home
Nderkombetare

FRANCA DHE BRITANIA DO TË VIJOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Macron dhe Starmer zotohen për të penguar agresionin rus

11 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Franca dhe Britania e Madhe do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme “për të penguar agresionin e Rusisë”, kanë thënë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Starmer mori pjesë në Ditën e Armëpushimit në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris si i ftuar i Macron të hënën dhe zhvilloi një takim me homologun e tij francez për të folur për pushtimin e Rusisë dhe ndalimin e migracionit të paligjshëm.

Një deklaratë nga Pallati Elysee tha se të dy udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të “mbështetur Ukrainën në mënyrë të palëkundur”.

Macron e ftoi personalisht kryeministrin, për të shënuar 120-vjetorin e Antante Cordiale mes Francës dhe Britanisë së Madhe, e cila hapi rrugën për një bashkëpunim më të madh diplomatik mes dy vendeve.

 

Deklarata tha se të dy udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të “mbështetur Ukrainën në mënyrë të palëkundur dhe për aq kohë sa është e nevojshme për të penguar luftën e agresionit të Rusisë”.

Një deklaratë e mëtejshme nga Downing Street tha se dyshja diskutuan se si ta vendosnin Ukrainën në “pozitën më të fortë të mundshme”.

Nuk kishte detaje nëse të dy udhëheqësit do të mbështesnin lejimin e Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow” në territorin rus.

Vendimmarrësi kryesor përsa i përket Londrës dhe Parisit mbetet Presidenti Biden – i cili deri më tani nuk i ka dhënë leje Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave brenda Rusisë, nga frika e përshkallëzimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VENDIMIT TË GJYKATËS/ Boshatiset kampi i Gjadrit, emigrantët nisen drejt Barit
Previous article SULMET E BERISHËS DHE METËS/ KLP: Dënojmë çdo presion dhe intimidim ndaj SPAK, kërcënime serioze ndaj drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT