• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pjata që s’i themi kurrë jo, erdhi: Receta që të nderon në çdo vakt!
Home
Shëndet

Pjata që s’i themi kurrë jo, erdhi: Receta që të nderon në çdo vakt!

27 January, 2018 g.autor Shëndet

Shënim: Kjo recetë makaronash është gatuar nga blogerja jonë e rubrikës ‘Kuzhina’, Jona Sulejmani.

Ishte e shtunë pasdite, kur mora vesh që të nesërmen ,do të më vinte për vizitë shoqja ime e fëmijërisë, të cilën kisha 1 vit pa e takuar, pasi jetonte jashtë. Normalisht që nuk do ta lija të ikte pa ngrënë drekë (zakon i çdo shqiptari besoj), por ishte e shtunë pasdite. Cfarë do të gatuaja unë për të ?

Epo, ajo është një “pasta lover” siç i them unë, ndaj zgjedhja e parë ishte shumë e thjeshtë për mua. Do të gatuaja makarona.

Nga ana tjetër mua më pëlqejnë produktet e detit, ndaj u inspirova për të realizuar këtë recetë. Recetë që nuk harxhon më shumë se 30 minuta për t’u përgatitur dhe më duhet të them, se është thuajse perfekte për drekën e së dielës. Përgatisni disa brusketa me domate (ashtu bëra dhe unë atë ditë), makaronat, një gotë verë të bardhe dhe voilá . Një drekë e mrekullueshme, nga e cila shoqja ime mbeti super e kënaqur. Dhe ju siguroj që as ju nuk të zhgënjeheni.

Përbërësit për 4 persona:

  • 500 gr makarona të tipit fettucine
  • 400 gr karkaleca të qëruar
  • 1 qepë mesatare e grirë në kubikë
  • 4-5 domate qershi ose 1 domatë të prerë në kubikë
  • Një dorë borzilok i grirë hollë
  • 400 ml pana kuzhine
  • 6 feta pancetë të grirë në kubikë
  • 4 thelpinj hudhër të grirë në kubikë
  • 80 gr djath parmixhano i grirë
  • 1 lugë caji kripë
  • ½ lugë caji piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan hedhni pancetën dhe e skuqni derisa të thekërohet. (Nuk ka nevojë për vaj sepse panceta lëshon yndyrën e vet gjatë skuqjes.)

Shtoni karkalecat dhe i skuqni bashkë me pancetën. Kur të jenë skuqur, hiqini nga tigani.

Ndërkohë vendosni një tenxhere me ujë të kripur e kur të vlojë hidhni makaronat. Ziejini sipas instruksioneve të qeses. Në të njëjtin tigan ku skuqët karkalecat , shtoni qepën , hudhrën dhe domaten.

Skuqini derisa të zbuten dhe shtoni panën, kripën dhe piperin.

Në momentin që pana do të fillojë të vlojë ,shtoni makaronat e ziera , karkalecat me pancetën , djathin dhe borzilokun e grirë.

Jepini një të përzier të mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të kombinohen dhe hiqini nga zjarri.
Servirini me një gotë verë të bardhë.

Ju bëftë mirë!

Kjo recetë ka një kosto prej 1500 lekësh , të cilat ja vlejnë për një të diel kaluar mes miqsh apo me familjen.

/anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë ka mbetur në bulevard pas protestës së opozitës (FOTO)
Previous article Paris Saint Germain – Montpellier/ Publikohen formacionet zyrtare, rikthehet Neymar

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT