Një punonjëse e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) është pushuar nga puna pasi kishte udhëzuar punonjësit që ndihmonin të mbijetuarit e uraganit të mos shkonin në shtëpitë me tabela mbështetëse për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, tha udhëheqësja e agjencisë në një deklaratë të shtunën (10 Nëntor 2024).
“Kjo është një shkelje e qartë e vlerave dhe parimeve thelbësore të FEMA-s për të ndihmuar njerëzit, pavarësisht përkatësisë së tyre politike,” tha Administratorja e FEMA-s, Deanne Criswell, në një deklaratë në rrjetet sociale. “Kjo ishte e dënueshme.”
CBS News, agjencia nuk e ka identifikuar publikisht punonjësen dhe as nuk tregoi vendndodhjen e ngjarjes.


