• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHTËPIA SI E PABLO ESCOBAR”/ Arrestohet shefi i policisë, ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu 20 mln euro në mur
Home
Nderkombetare

“SHTËPIA SI E PABLO ESCOBAR”/ Arrestohet shefi i policisë, ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu 20 mln euro në mur

10 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit ka rënë në prangat e policisë pas një megaoperacioni.

Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit.

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për El Mundo zyrtarë të lartë që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë me të cilat Sánchez Gil mbronte shumën e madhe të parave.

Arrestimi i këtij zyrtari të lartë të policisë në Madrid, i ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij (po ashtu punonjëse policie) dhe kunatën ka të bëjë me përfshirjen e Sánchez Gil në trafikun e drogësKonkretisht, ai ishte përgjegjës për shkarkimin pa probleme të kokainës në portet spanjolle, e cila mbërrinte në kontejnerë me fruta nga Ekuadori.

Zyrtari i policisë ndihmoi në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë. Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 ton kokainë në Algeciras, ngarkesë kjo më e madhja e këtij lloji që është kapur në historinë e Spanjës.

Burime të operacionit përshkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge është shumë e lartë.

Këto burime bëjnë me dije se komandanti i arrestuar kishte punuar për krimin e organizuar për të paktën pesë vjet, sipas rezultateve paraprake të hetimit.

“Ai nuk është një shef, por ai është në nivelin poshtë tyre”, vërejnë ata. Nga ana tjetër, rezulton se gruaja e tij nuk kishte asnjë kontroll në organizatën në fjalë, por arrestimi i saj ka ndodhur për shkak se ajo është oficere policie dhe kishte njohuri për aktivitetin që kryente partneri i saj.

Óscar Sánchez tani është i ndaluar së bashku me 14 persona të tjerë si pjesë e rrjetit kriminal dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe marrje ryshfeti.
Roli i tij sipas hetimeve ishte të lehtësonte shkarkimin e drogës për të anashkaluar kontrollet në porte.

Ai kishte përfituar nga përvoja e në seksionin e Narkotikëve në Brigadën Qendrore të Policisë Kombëtare, duke rënë në kontakt me kartelet dhe kishte marrë në dorë edhe çështjet hetimore për anëtarët e rrjetit të drogës.

Sánchez po gjurmohej, ndër të tjera, për një transferim nga një kompani të hetuar për trafik droge që tani ka çuar në arrestime, raporton Efe. Hetimi për të është sekret dhe çështja është në duart e Gjykatës Kombëtare, ndërsa operacioni mbetet i hapur dhe priten të tjera arrestime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Urdhëroi injorimin e mbështetësve të Trump gjatë uraganit Milton, punonjësi i emergjencave pushohet nga puna
Previous article "JAM VIKTIMË E TRAFIKUT..."/ Shqiptari nuk i shpëton burgut (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT