Katër ditë më parë Ilir Çami, 41 vjeç, ka plagosur në qafë me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe sipas informacioneve shkak i këtij konflikti ishte një borxh i madh i çiftit. Bëhet me dije se Gjykata e Korçës ka dënuar me burg 41-vjeçarin.
Në seancën gjyqësore 41 vjeçari ka shprehur pendesë ndërsa ka pretenduar se konflikti ka ardhur për shkak se 46 vjeçarja i ka pasur një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme të cilin autori i ka kërkuar t’ja kthejë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës teksa 46 vjeçarja Manderina Çela ka qënë duke ecur në rrugë në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.
Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq. Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.
Pas marrjes së mjekimit aktualisht 46 vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.


