Duket se suksesi për Dafin nuk ka të ndalur. Pas pjesëmarrjes në videoklipin e reperit të famshëm, French Montana, vjen një tjetër eksperiencë e vlefshme në karrierën ndërkombëtare.
Dhe këtë herë bëhet fjalë për ceremoninë e Grammy Awards. Këngëtarja do të performojë live këngën “Told ya” në festën e fundjavës nga Toasted Life, një festë që paraprin dhe organizohet me rastin e Grammy Awards.
Këtë të dielë mbrëma për Amerikën dhe pak pas mesnate për Europën, do të mbahet ceremonia e gjashtëdhjetë e çmimeve Grammy, nën drejtimin e komedianit dhe prezantuesit britanik James Corden.
/anabel


