Përvetësoi 42000 euro, nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 27-vjeçari në Gjirokastër.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër, për sigurimin e provave për një rast të mashtrimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”
Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.


