• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KLANI I TRAFIKUT TË DROGËS NË ITALI/ Dënohen 18 persona, mes tyre biznesmeni! Ja EMRAT e 3 shqiptarëve që dyshoheshin si drejtues
Home
Aktualitet
Kronikë

KLANI I TRAFIKUT TË DROGËS NË ITALI/ Dënohen 18 persona, mes tyre biznesmeni! Ja EMRAT e 3 shqiptarëve që dyshoheshin si drejtues

9 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Klani shqiptar i narkotrafikut dyshohej se kishte arritur të depërtonte deri në zyrtarët e lartë vendas në Bolonja, duke rekrutuar për shërbime të caktuara dhe bashkëpunim në transport të ngarkesave të kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe shpërndahej kryesisht në Emilia-Romagna.

Në vitin 2023 organizata u godit nga policia e vendit fqinj, me të paktën 18 persona të implikuar, të gjithë të dënuar tashmë, në hetimet e nisura që prej vitit 2020.

Dje (8 Nëntor) ishte vendimi i radhës, ndaj Gianluca Fiores, shoferit të kamionit në Forli, i afërm i një ndaj zyrtarëve vendas, që u dënua përfundimisht me 8 muaj më shumë se ai që kërkoi më 12 Shtator gjatë pretencës prokurori i DDA-së së Bolonjës, Roberto Ceroni. Vendimi u dha nga gjyqtarja Nadia Buttelli.

Përfundimisht Fiore u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së 50 mijë euro gjobë dhe shpenzimeve gjyqësore. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim në trafikim droge me kamion të organizatës shqiptare. Operacioni çoi në sekuestrimin e 140 kg droge. Me gjykim të shkurtuar Fiore dhe 17 të tjerët, shumica shqiptarë, përfituan edhe uljen e rastit.

Hetimet treguan se sipërmarrësi lokal Fiore, ishte i implikuar në rrjetin e narkotrafikut, ku u dyshua i përfshirë gjithashtui edhe ish-anëtari i Ligës së Forlit, Gianluca Pini, i cili në qershor 2023 u arrestua për episode korrupsioni, që u lidhën me furnizimin me maska ​​​​dhe pajisje mbrojtëse nga Kina për të furnizuar Autoritetin Shëndetësor Lokal Romagna, gjatë emergjencës Covid-19.

Pini më pas pranoi një dënim total prej një viti, 11 muaj e 14 ditë, me pezullim me kusht. Por emri i Pinit – një i njohur i biznesmenit Gianluca Fiore – nuk u lidh kurrë me hetimin e drogës, për mungesë provash direkte.

Në verën e vitit të kaluar, hetimi për trafikun ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 13 personave, kryesisht banorë në provincën e Forlit: u sekuestruan rreth 114 kilogramë kokainë, 37 kilogramë hashash dhe më shumë se një milion euro. Pesë të tjerë ishin ndaluar më herët.

Gjithsej dje ishin 17 dënime. Mes tyre 3 shqiptarët e dyshuar si drejtues, Redi Hoxha, me 20 vjet burg dhe të afërmit Agim dhe Bashkim Proshka, 19,4 dhe 19,6 vite izolim.

“Nga hetimi i drogës, i zhvilluar falë të dhënave nga platformat e koduara, dolën dy shoqata kriminale: njëra në Emilia, tjetra në Romagna, që vepronin midis provincave Forlì-Cesena dhe Rimini, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të karakterizuara nga një strukturë e fortë hierarkike dhe fuqi punëtore e gjerë, me disponueshmëri të konsiderueshme parash, mjetesh transporti dhe ndërtesash, në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të grupeve kriminale jashtë vendit”, shkruan “Ilrestodelcarlino”.

Emri i Fiores doli për herë të parë në gusht 2020, kur u arrestuan dy vëllezër italianë, të cilët po sillnin 28 kilogramë kokainë në Itali nga Belgjika, në bordin e një kamioni, të ndjekur nga një makinë në të cilën udhëtonin Fiore dhe një shqiptar. Kaq u desh dhe nisi që organizata me 18 anëtarë të zbërthehej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMIME SEKSUALE DHE KËRCËNIME/ Aktori Rezart Veleshnja përjashtohet nga Big Brother Vip
Previous article VRASJA E BIZNESMENIT NIKULAJ/ Portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT