Protesta e sotme e zhvilluar nga opozita përpara Kryeministrisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Në një shkrim të publikuar në faqen online Daily Mail, shkruan se protesta u shoqërua me një siguri të lartë të rendit.
Sipas gazetarëve lokalë shkruan “Daily Mail” të pranishëm mund të kenë qenë 10 mijë protestues.
Pjesë nga shkrimi
Mijëra njerëz që mbështesin opozitën e Shqipërisë zhvilluan një protestë anti-qeveritare këtë të shtunë, duke akuzuar Kabinetin për lidhje me krimin e organizuar dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e saj.
Partia Demokratike, aleati i saj, Lëvizja Socialiste për Integrimin e krahut të majtë, po ashtu edhe qytetarë marshuan drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Mbështetësit e opozitës me flamuj të Bashkimit Europian dhe atë të SHBA-së mbanin në duar slogane anti-qeveritare edhe në gjuhën angleze si “Rama go” – duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Siguria e policisë ishte e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku u mbajt tubimi. Qindra policë ishin në gatishmëri për t’iu paraprirë të trazirave, shkruan Panorama.
Protesta konsiderohet si një provë e mbështetjes për opozitën, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 mandate në parlamentin me 140 vende.
Gazetarët lokalë thanë se të pranishmit mund të kenë qenë rreth 10,000, e ndërsa udhëheqësit e opozitës thanë se ishin 200,000 deri 300,000 njerëz, ndërsa policia nuk pranoi të komentojë.
Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë këtë vit negociatat e anëtarësimit.




