• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E MBYLLA MUHABETIN TËND”/ MESAZHET në “Sky Ecc” që “dogjën” ish-deputetin Jurgis Çyrbja
Home
Breaking News

“E MBYLLA MUHABETIN TËND”/ MESAZHET në “Sky Ecc” që “dogjën” ish-deputetin Jurgis Çyrbja

7 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili është i arrestuar.

Hetuesit mësohet se kanë gjetur disa biseda në aplikacionin “SKY Ecc”, ku Edmond Koçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajri, kërkojnë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve për zgjedhjet. Nga dosja, janë zbardhur disa prej mesazheve në “SKY Ecc” që Mond Çekiçi, krahu i djathtë i Plaurent Dervishajt, ka shkëmbyer me ish-deputetin e PS, Jurgis Cyrbja në mars të 2021.

“Çyrbja nuk duhet të arrestohej”/ Habit avokati: Është viktimë, i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe…

Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Jurgis Çyrbja, i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Sipas news24, një tjetër person, ende i paidentifikuar nga SPAK, komunikon me Çyrbjan e ndër të tjera i shkruan:

Me pranga në duar, publikohet për herë të parë momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja
I paidentifikuar: “Mos humbim qetësinë, po të punojmë fort. Ishalla ndërrojnë mendje C me GJ. I thashë duam J. Po duhet qetësi, po të punojmë fort se u ngjan C dhe GJ sikur krijojmë përçarje”.

Gjatë kohës që negociohet për të zhvendosur emrin e Çyrbjas në listë, në telefonin e këtij të fundit nga i shumëkërkuari Altin Hajri mbërrin lista me emrat e kandidatëve ku emri i deputetit ishte i 7. Hajri i shkruan Çyrbjas, dhe i thotë se Çekiçi duke nënkuptuar Edmond Koçin është dakord, ndërsa do të fliste me Lentin, që sipas SPAK është Plarent Dervishaj.

Në listën që më pas Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi se emri i Jurgis Çyrbjas ishte renditur i treti. Ish-deputeti u arrestua në 20 tetor nga SPAK, tre ditë pasi kishte dorëzuar mandatin. Ai është nën hetim për korrupsion zgjedhor dhe dy akuza të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI I SIKLETSHËM/ Presidenti i Rumanisë i kthen shpinën Orbanit, nuk e njeh kur del nga makina
Previous article RAMA KRAH ORBAM DHE MICHEL/ Publikohet FOTO familjare e takimit të Komunitetit Politik Europian

s.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT