• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS TË VRASIM NJERËZ KOT”/ Zotimet me bisedat e SKY dhe realiteti me viktimat e rastësishme
Home
Breaking News

“MOS TË VRASIM NJERËZ KOT”/ Zotimet me bisedat e SKY dhe realiteti me viktimat e rastësishme

7 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin viktimat e asaj që tashmë do të mbahet mend si “Masakra e Dobraçit”. Ata, nuk janë akuzuar në të shkuarën për ngjarje kriminale. Ndoshta, hasmëritë e familjeve apo lidhjet shoqërore mes tyre, i vunë në shënjestër.

Ata, paguan me kokë krimet e të afërmve dhe rrethit miqësor. Kjo masakër, mori një tjetër jetë. Një grua 56-vjeçare nënë e 3 fëmijëve e cila nuk kishte asnjë lidhje me luftën mes familjeve të forta Lici dhe Bajri.

E ndjera Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkimi, ishin në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Për ironi të fatit, ajo humbi jetën në zonën e Dobraçit, nga ka origjinën. Një zonë, ku shtrihet fortë influenca e familjes Bajri, rivalët e betuar të familjes Lici. Ndoshta, tragjedia për familjen Basha, do të ishte shmangur nëse dy bashkëshortët Bashkim dhe Flutura do të kalonin 60 sekonda më vonë apo më herët pranë vendngjarjes, aq sa zgjati batareja e breshërisë.

Ose ndoshta, nëse vrasësit do të tregoheshin sadopak njerëzor për të shmangur viktimat e pafajshme. Ato që i konsiderojnë mjaft ftohtë si “dëme anësore”. Dëme që për familjet e tyre sjellin boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë.

Autorët e asaj ngjarjeje, nuk dihen, pavarësisht gishtit që drejtohet tek rivalët e familjes Lici në Dobraç. Pra, familja Bajri që zotëron influencë, e madje, edhe kontroll të padiskutueshëm në atë zonë ku ndodhi krimi. Viktima e pafajshme, të sjell në kujtesë dosjen e SKY ECC “Metamorfoza”, teksa Behar Bajri i shkruante një prej njerëzve të tij të kenë kujdes mos të vrasin njerëz të pafajshëm.

‘Behari i shkruan që sa të vijnë në Fushë-Krujë të them. I tregon që janë të gjithë, Bardhoku, Blerti, Gëzimi, Dori, Genci, dy makina plot. Behari i shkruan që gati i kam, vetëm të jetë info e saktë mos të vrasim njerëz kot. Po pres vetëm info. Dhe niklaqurët janë aty.

Në fakt, vdekja e Flutura Bashës, është vetëm viktima e fundit e një serie të gjatë njerëzish që janë vrarë gabimisht në atentate mafioze. Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 1997, gjatë trazirave humbën jetën mbi 1500 persona. Një pjesë e madhe, ishin viktima rastësore në vendngjarjet e krimeve. Edhe në dy vitet pasuese 1998-99, regjistroheshin rreth 500 vrasje në secilin vit. Nuk ka një statistikë të saktë, por viktimat rastësore përllogariten në disa qindra.

‘Kjo bëhet shumë më e dhimbshme kur e mendon që papasur konflikt, apo pjesëmarrje në krim, një person gjendet në vendin dhe kohën e gabuar ku grupet po lajnë hesapet mes tyre. Kjo është totalisht përgjegjësi e shtetit’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat me rënie
Previous article HUMBI PËRBALLË TRUMP/ Harris: Transferimi i pushtetit do jetë paqësor

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT