• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBI PËRBALLË TRUMP/ Harris: Transferimi i pushtetit do jetë paqësor
Home
Nderkombetare

HUMBI PËRBALLË TRUMP/ Harris: Transferimi i pushtetit do jetë paqësor

7 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas dy shtyrjesh të pashpjeguara, Kamala Harris më në fund doli përpara mbështetësve të saj në Uashington për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, nga e cila doli humbëse përballë kandidatit republikan Donald Trump.

Me tone të theksuara emocioni, zv.presidentja amerikane falënderoi të gjithë personat që u angazhuan në fushatën e saj teksa premtoi se transferimi i pushtetit do të jetë paqësor.

“Ju dua të gjithëve. Zemra ime është plot mirënjohje për besimin që treguat për mua. Ajo që doli nga këto zgjedhje nuk ishte ajo që donim, ajo që luftuam. Por më besoni se drita e besimit amerikan do të ndriçojë për aq sa kohë që ne nuk dorëzohemi dhe vazhdojmë të luftojmë.

Falënderoj familjen, presidentin Biden, ekipin tim, vullnetarët që punuan me përkushtim, komisionerët. Jam shumë krenare. Në të gjithë fushatën synimi ynë ishte bashkimi i njerëzve. Ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa nga ato që na ndajnë. Duhet ta pranojmë rezultatin e zgjedhjeve. Më herët fola me Trump dhe i urova fitoren dhe i garantova një ndërrim të qetë të pushtetit.

Kjo tregon demokraci. Çdokush që kërkon besimin e njerëzve duhet ta pranojë atë. Ne i jemi besnikë Kushtetutës së SHBA, Zotit dhe ndërgjegjes sonë. Nuk do të heqë dorë nga lufta që gratë amerikane të vendosin për trupin e tyre, demokracia, drejtësi të barabartë. Është ok të ndiheni të zhgënjyer. Disa herë lufta do kohë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të fitojmë.

Mos u dorëzoni asnjëherë për të bërë botën një vend më të mirë. Ju keni fuqinë dhe mos dëgjoni të tjerët kur thonë se kjo është e pamundur pasi nuk e ka bërë askush”, tha Harris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS TË VRASIM NJERËZ KOT"/ Zotimet me bisedat e SKY dhe realiteti me viktimat e rastësishme
Previous article VUANI NGA TENSIONI I LARTË I GJAKUIT? Këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT