• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT NË KOMISION/ PD: Mjekët janë dënuar për mospërmbushje numrash. Koçiu: Nuk kanë zbatuar…
Home
Politikë

DEBAT NË KOMISION/ PD: Mjekët janë dënuar për mospërmbushje numrash. Koçiu: Nuk kanë zbatuar…

5 November, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka raportuar këtë të martë (5 nëntor) në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check Up-in”, ku ka deklaruar se për të gjitha raportet e KLSH-së janë kryer procedurat respektive për zbatimin e rekomandimeve.

Ndërsa deputetët demokratë kanë pasqyruar shifrat e analizave të pakryera nga viti 2015 deri në përfundim të vitit 2023, kanë pyetur ministren Koçiu se kush mban përgjegjësi mbi dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. Deputetët demokratë bënë me dije se paratë për këto analiza janë marrë, por ato nuk janë kryer asnjëherë.

“Përveç një viti që ka pasur 7716 më tepër, të gjithë vitet e tjera janë me faturime për analiza të parkyera. Rreth 3 mln kontrolle të kryera deri në fund të 2023, janë 500 mijë analiza të pakryera por për të cilat është marrë pagesa. Dëmi i buxhetit, rreth 250 mln lekë, duke llogaritur shpenzimet variabël, 480 lekë për analizë me TVSH”, janë shprehur demokratët.

Nga ana e saj, ministrja argumentoi se kontrata e lidhur ka pasur në themel sensibilizimin mbi kryerjen e kontrolleve periodike. Dhe në këtë kuadër, ministrja theksoi, se kontrata ka arritur qëllimin e saj.
“Ajo që po them është që ne si institucion kemi një kontratë mes palëve dhe kemi detyrimin ti përgjigjemi. Për aq kohë sa është një kontratë që ka në themel sensibilimin për kryerjen e kontrolleve periodike, dhe nëse do i referoheshin shifrave kemi një dyfishim të numrit të qytetarëve që kryejnë kontrollin bazë. Kjo kontratë ka arritur qëllimin e saj për sensibilizimin e kontratës”, deklaroi ministrja.

Po ashtu, ministrja ka hedhur poshtë pretendimet për ndryshim të kontratës së punës në qendrat shëndetësore me qëllim penalizimin e mjekëve që nuk arrinin numrin e caktuar të kontrollit mjekësor bazë.

“Nuk është e vërtetë që kemi penalizuar mjekë që nuk ka kryer numrin e detyruar siç thoni ju nga ne për kontrollin mjekësor bazë. Ajo që është e vërtetë është që kontrata mes fondit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor me mjekët e qendrave shëndetësore. Si çdo kontratë ka të drejtat dhe detyrimet esja. Në detyrat e punëmarrësit, të mjekëve të Qendrave Shëndetësore janë të listuara një sërë ngarkesash apo detyrash që ata duhet të kryejnë gjatë orarit të punës. një ndër to është dhe sensibilizimi i popullatës për të marrë një shërbim sikurse është kryerja e ekzaminimeve”, u shpreh Koçiu. Kjo e fundit theksoi se ka një listë detyrimesh dhe në rast moszbatimi zbatohen sanksionet përkatëse.

“Penalizimet janë në përmbushje të detyrimeve që kanë punonjësit e shëndetësisë me punëmarrësin që në rastin konkret është Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, deklaroi Koçiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT/ Burg për sekserin. Çfarë vendosi gjykata për gjashtë pedagogët
Previous article "BUXHETI 2025"/ Ministri Malaj: Mbështetja për bujqësinë rritje me 180%, aktualisht 150 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT