• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME 3 VIKTIMA NË SHKODËR/ Detajet e reja: Para atentatit në zonë u ndërpre energjia elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA ME 3 VIKTIMA NË SHKODËR/ Detajet e reja: Para atentatit në zonë u ndërpre energjia elektrike

1 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Atentati me 3 viktima dhe një të plagosur në Shkodër vijon të mbetet pa autor. Për ngjarjen zyrtarisht nuk ka asnjë të ndaluar, ndërsa të gjitha shoqërimet e kryera nuk e kanë ndihmuar deri më tani policinë dhe prokurorinë të bëjë të mundur identifikimin e autorëve.

Të gjithë personat e shoqëruar kanë mohuar të kenë dijeni apo lidhje me vrasjen, ndërsa një pjesë e tyre që rezultojnë punonjes të bizneseve përreth, kanë treguar se nga paniku nuk kanë arritur të shohin asgjë.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë: Vizion Plus ka mësuar nga burime pranë grupit hetimor se pak minuta përpara atentatit, zona ku ndodhi krimi ka patur shkëputje të energjisë elektrike.

Kjo sipas tyre ka ndikuar që një pjesë e kamerave të sigurisë të bizneseve të mos regjistrojne momentin e atentatit. Një pamje amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit ka ngritur dyshime se edhe një person i tretë ndodhej në mjetin e viktimave, të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Për këtë qëllim në laboratorin e kriminalistikës është derguar për ekzaminim një kampion gjaku i gjetur në sedijen e pasme të makinës. Paralelisht po pritet edhe ekspertiza për 5 armet e krimit, dy kallashnikovët në makinën e autorëve dhe 3 pistoletat në makinën e viktimave, që policia i sekuestroi si prova materiale.

Mjeti i djegur i autorëve per shkak të dëmtimit nga flakët nuk ka asnje gjurme tjetër dhe rezulton e dëmtuar edhe numri i shasisë. Hetimet janë shtrirë në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, për shkak të përplasjesve të hershme që janë shënuar mes tyre në këto vite në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKUZUA SE NXORRI SEKRETIN HETIMOR/ Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK, ja çfarë ka ndodhur
Previous article PËRMBYTJET KATASTROFIKE/ Shkon në 205 numri i të vdekurve në Spanjë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT