• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Edhe pse në krizë plitike, Spanja feston Ditën Kombëtare
Home
Botë

Edhe pse në krizë plitike, Spanja feston Ditën Kombëtare

12 October, 2017 Redaktor2 Botë

Spanja përgatitet të kremtojë Ditën e saj Kombëtare në mesin e krizës së thellë politike të shkaktuar nga refendumi i Katalonjës për pavarësi.

“Show” publik i unitetit vjen një ditë pasi kryeministri Mariano Rajoy i tha Parlamentit se vendi përballet me kërcënimin më të rëndë ndaj demokracisë së tij 40-vjeçare dhe i dha 5 ditë kohë liderit katalanas Carles Puigdemont për të sqaruar nëse e shpalli mëvetësinë apo jo. Nëse deri të hënën ai konfirmon se bëri pikërisht një gjë të tillë, atëherë do t’i jepen tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr deklaratën. Në të kundërt, Madridi do të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, i cili e lejon të pezullojë rajonin e pasur dhe të vendosë mbi të sundim direkt. Neni në fjalë nuk është përdorur asnjëherë më parë. “Ka një nevojë urgjente për t’i dhënë fund situatës në Katalonjë e për të rikthyer sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin e kjo duhet bërë sa më shpejt. I takon liderit katalanas që të rikthejë normalitetin kushtetutes”, tha Rajoy. Dita Kombëtare është një festë publike që kremton ribashkimin e Spanjës dhe mbërritjen e Kristofor Kolombit në Amerikë në vitin 1492.

Në kryeqytetin Madrid do të zhvillohen parada ku do të marrin pjesë si kryeministri Mariano Rajoy, ashtu edhe Mbreti Felipe.  Të tjera evente janë planifikuar në pjesë të ndryshme të vendit. Ndryshimi është që këtë vit ato vijnë në mesin e trazirave që shkaktoi referendumi katalanas i 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetutese e Spanjës. Pas ditë të tëra spekullimesh, Puigdemont firmosi deklaratën e pavarësisë në Barcelonë të martën, kur e pezulloi implementimin e saj për t’i lënë hapësirë dialogut me Madridin, një lëvizje kjo që zemëroi separatistët e linjës së ashpër e ngjalli përbuzjen e qeverisë qendrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Rama sjell mundësinë e bashkëqeverisjes, ja si do funksionojë
Previous article Sëmundja: Ish-ministri Dritan Prifti në gjendje kritike për jetën

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT