SPAK merr të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro akuzohet se licencoi një biznes karburanti në Maliq, që ishte ndërtim pa leje.
Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.


