• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 3.5 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Afera me “Rindërtimin” në Rrogozhinë, SPAK: Të përfshirë edhe zyrtarë të lartë
Home
Breaking News

MBI 3.5 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Afera me “Rindërtimin” në Rrogozhinë, SPAK: Të përfshirë edhe zyrtarë të lartë

24 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të pesë zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK.

Për këtë arsye, çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë.

Tre nga pesë zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy gra janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe falsifikim me mashtrim në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. Denoncimi është bërë nga qytetarë të prekur nga tërmeti që nuk kanë përfituar atë që u takon nga procesi i rindërtimit në këtë bashki. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA E METËS NË RREZIK? Eksperti: Gjatë karrierës, ka atakuar shumë grupe kriminale që mund t’i ketë në burg
Previous article TAKIM ME PENSIONISTËT/ Veliaj: Ne bëjmë histori jo histeri, rrisim ndjeshëm pensionet dhe lehtësojmë jetesën e prindërve tanë

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT