• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇELJA E KAMPUSIT TË KOLEGJIT TË EUROPËS/ Rama batuta me von der Leyen: Je mike e shqiptarëve, dhe ne mund të vrasim nëse…
Home
Politikë

ÇELJA E KAMPUSIT TË KOLEGJIT TË EUROPËS/ Rama batuta me von der Leyen: Je mike e shqiptarëve, dhe ne mund të vrasim nëse…

23 October, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kolegjin e Europës, në prani të Ursula von der Leyen dhe Federica Mogherini, shprehu falënderime të thella për Presidenten e KE-së, duke e cilësuar një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë për Shqipërinë dhe për Rajonin.

Duke përdorur batutat, Rama tha se ky është një investim i mirë që Ursula ka bërë, pasi për miqtë ne shkojmë përtej së mundurës, madje edhe mund të vrasim. “Jeni politikania europiane më e sigurtë që ekziston. Dhe Federica e di këtë që po them”, u shpreh Rama.

Batuta e Ramës shkaktoi menjëherë të qeshura te Presidentja e KE-së, por edhe te Federica Mogherini.

Në vijim të fjalës, Rama tha se “Federica Mogherini filloi dhe u përpoq fort të bënte, atë që Ursula e përfundoi, që do të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur historinë e anëtarësimit në BE. Dhe nuk ishte shumë vjet më parë kjo, por ishte një Europë tjetër”.

Kryeministri e konsideroi procesin e anëtarësimit të pandalshëm, ndërsa u shpreh se yjet tashmë për Shqipërinë janë në vijë të drejtë.

Në ceremoninë e çeljes së Kolegjit Evropian të Tiranës, presidentja e këtij kolegji, Federica Mogherini, shprehu falenderime për ngritjen e këtij Kolegji.

“Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt, i kushtuat të gjitha energjitë.

Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë. Bashkinë, Erionin, gjithçka keni që na bënë tashmë pjesë të qytetit. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE 2027 NUK MBAHET NË ITALI/ UEFA shqyrton alternativa të tjera
Previous article PËRFUNDON SEANCA NDAJ METËS DHE KRYEMADHIT/ GJKKO tërhiqet për vendimin

s.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT