Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, u pyet nga gazetarët edhe lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Ajo u shpreh se deri në fund të vitit të ardhshëm shpreson se do të hapen të gjithë grupkapitujt.
“Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Është shumë e rëndësishme që të shikoni rezultatin e punës. Gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse vijojnë ashtu siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Por, ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha ajo.


