• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRUGAÇ E PËRDORUES DROGE”/ Blushi shpërthen ndaj Valterit: Kam bërë kallëzim në polici…
Home
Aktualitet
Kronikë

“RRUGAÇ E PËRDORUES DROGE”/ Blushi shpërthen ndaj Valterit: Kam bërë kallëzim në polici…

22 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Rrugaç e përdorues droge”, këto janë fjalët me të cilat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është referuar ish-deputetit Halit Valteri.

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blushi ka theksuar se Halit Valteri është një ish-deputet i cili ka ndërruar pesë parti, duke mos lënë pa përmendur edhe faktin që sipas tij priste në rradhë edhe për një foto me ish-Presidentin Meta. Ai tha se Valteri e ka pranuar se është paguar për t’u larguar nga PD.

Merin Maçi: Sa i takon kallëzimeve që u shkrinë në një procedim kanë qenë dy kallëzime të vitit 2022, dhe një kallëzim i vitit 2019, por në total SPAK thotë se janë 15 kallëzime drejtuar zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.

Blendi Fevziu: Kush janë kallëzuesit?

Merin Maçi: Kallëzuesit janë në 2019 avokati që përmendi edhe Klodi, ndërkohë që në vitin 2022 Halit Valteri…

Tedi Blushi: Kush është Halit Valteri? Përdorues droge. Kam bërë unë kallëzim në polici, dhe e ftoj të bëjë testin e drogës. Është ky individ që ka ndryshuar pesë parti dhe publikisht në një mbledhje që kemi pasur me Këshillin Bashkiak në një trajnim në Vlorë ka deklaruar, kam 10 dëshmitarë, që jam paguar 500 mijë Euro nga Erion Veliaj.

Klodiana Lala: E keni denoncuar Blush?

Tedi Blushi: Ku ta denoncoj. Unë e ftoj Prokurorinë që të fillojë hetimet. Në një trajnim ky djalë është pyetur ore si ka mundësi që ke ndërruar 5 parti se dhe foton me Ilir Metën ja kam bërë unë këtij rrugaçi se mbante rradhë aty në shi që të bënte një foto me Ilir Metën dhe ky ka deklaruar në praninë e të paktën 10 apo 12 personave që jam paguar 500 mijë Euro për të ikur nga PD dhe për të shkuar tek Erion Veliaj. Pra këta janë kallëzuesit e rremë dhe të dënuar me vendim gjykate që ngrenë këto akuza të pambështetura as në fakte.

Kujtojmë se ka qenë ish-deputeti Halit Valteri i cili ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi për lobim në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUSTRALI/ Mbreti Charles sulmohet verbalisht nga një senatore: Nuk je monarku ynë
Previous article U ARRESTUA DY DITË MË PARË/ Ish-deputeti Jurgis Çyrbja njihet sot me masën e sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT