Një makinë ka përplasur sot një biçikletë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçilketës. 35-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte shtetasi B. S., 41 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. K., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. K., i cili është kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


