• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BATUTA ME PENSIONISTËT/ Rama: Jeni të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës! Indeksimi s’ka lidhje me rritjen, mos dëgjoni…
Home
Politikë

BATUTA ME PENSIONISTËT/ Rama: Jeni të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës! Indeksimi s’ka lidhje me rritjen, mos dëgjoni…

21 October, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij, sqaroi pensionistët se indeksimi nuk kishte lidhje me rritjen e pensioneve dhe ishin gjëra të ndryshme, duke iu referuar fytyrave të tyre të mërzitura në nisje të bashkëbisedimit, siç e cilësoi.

Ai shpjegoi se indeksimi është proces që bëhet herë pas here dhe rritja e pensioneve është diçka tjetër që e bën dhe do e bëjë qeveria. Rama shpjegoi se indeksimi është diçka që u takon pensionistëve, pavarësisht çfarë bën ekzekutivi.

Madje nuk mungoi edhe një batutë para tyre për moshën e tij dhe këshilloi që pensionistët të mos ndjekin emisione në televizor e të mos dëgjojnë opinionistë dhe analistë që “shesin sapunin për djathë”.

Rama tha:

“Jemi më të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës kur do ulem me ta. Ai që dëgjoni është tym dhe helm. Ju jeni ekspertët më të mirë të politikës dhe e kuptoni shumë mirë. Mos shikoni debatet në televizor, mos shikoni politikën, bëni gjëra më të hajrit në atë orë, sepse në Shqipëri ka një masë që është problem për pensionet, por garanci për politikën.

Se nuk ka analist dhe opinionist e ça të doni ju, që s’ua shet sapunin për djathë. Ato fjalë që bëjnë zhurmë nëpër ekrane i merr era, e nuk ngjisin gjëkundi dhe këtë s’kuptojnë ata dhe më mirë që nuk e kuptojnë. Ju e dini që unë çdo fjalë që jap, e mas. Shpresoj të dilni më të qeshur sesa erdhët, se pashë që kishit indeksimin në kokë dhe po më shikoni si njeriu që ju tregoi llafe dhe s’ju rriti pensionin.

Indeksimin e ka ligji, është 100 mln euro, një herë 4,1, një herë 3,1, por e ka ligji. E kemi bërë edhe 2 herë brenda vitit, sepse pati zhvillime nga lufta. Ne do dalim të flasim kur kemi gjëra për të thënë dhe jo kot.

Por u them pensionistëve se 4,1 përqindshi s’ka lidhje fare, është gjë tjetër dhe s’ka të bëjë me atë çfarë bën qeveria. Rritja e pensioneve është gjë tjetër, indeksimi tjetër. Jemi këtu për atë që bëjmë ne, jo për indeksimin dhe do flasim me të gjithë pensionistët me takime e t’ua shpjegojmë një më një”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË BIG BROTHER VIP KOSOVA? Gresa akuzon Rovena Stefën për vjedhje të këngës, ja si reagon këngëtarja
Previous article MOTI I KEQ NË ITALI/ Makina gëlltitet papritur nga një gropë në rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT