• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI ME ATA QË S’PAGUANIN ENERGJINË…”/ Paralajmërimi i Ramës për mos shlyerjen e sigurimeve
Home
Politikë

“SI ME ATA QË S’PAGUANIN ENERGJINË…”/ Paralajmërimi i Ramës për mos shlyerjen e sigurimeve

21 October, 2024 s.autor Politikë

Situatën me pensionet, kryeministri Edi Rama e lidh direkt me pagesën ose jo të sigurimeve shoqëore. Sipas tij, është vetëm një pjesë e shoqërisë që i paguan siç duhet detyrimet përkatëse.

“Disa i bien shkurt, thonë uljani rrogën deputetëve e jepjani pensionistëve. Kjo më duket si, edhe shkon me atmosferën e krijuar që ju e dini më mirë se çdoksuh, mirë që gjithë dita ju kalon duke u marë me nipa e mbesa, nuse, dhëndurë… Ju duhen dhe ata që u dalin në televizor dhe ua bëjnë ditën natë! Është absurd, ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet, ndërkohë që pjesa tjetër i shmangin, jemi aty ku ishim me energjinë elektrike. 50% paguan dhe për ata që s’paguajnë, kur ne morëm detyrën ishin në prag kolapsi total. Ne do sillemi njësoj si me ata që nuk paguanin energjinë elektrike, ndryshe si do dalë kjo?!”

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se indeksimi i pensionit me 4.1% është praktikë ligjore që ka shtuar 100 milion euro në Fondin e Përgjithshëm të Pensioneve.

“Jam shumë i keqardhur se kur u indeksua pensioni me 4.1% ju u përmbytët nga lumenjtë e helmit. Që i derdhin të gjtihë ata që derdhin lot krokodili për ju, por ju keni jetuar mjaftueshmërisht gjatë për t’i njohur dhe ashtu siç i ndjeni me erë ata që janë vazhdim i atyre të vjetrave. Përpjekja për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve duke u treguar përralla.”

Aktualisht, deklaroi ai, Fondit i mungojnë rreth 500 milion euro për të pasur pensione më të larta. Rama u ndal edhe ato që qeveria socialiste ka bërë ndër vite për këtë kategori.

“Kjo qeveri, që kur unë kam marrë besimin nga shumica e shqiptarëve ka bërë dy gjëra për pensionet. E para, ka bërë një reformë pensionesh në 2014-ën. Reforma u bë me thuajse çerek shekulli vonesë. E dyta që ka bërë kjo qeveri, ka thënë e ka shkruar se ne nuk mund të lëmë asnjë të moshuar pa pension. Edhe pse nuk figuron në asnjë lloj regjistri të sigurimeve shoqëroe dhe kryesisht është kategori e gjysheve që kanë qenë shtëpiake. Këtë e kanë shumë pak vende në Europë! Skema që ne kemi është mbulimi universal. Janë 1 miliard euro që çdo vit buxheti i nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë për të mbuluar gropën e madhe të viteve të kaluara, pa reforma e kur njerëzit dolën në pension nga 40 vjeç. E gjetëm Shqipërinë me një marrëveshje për shqiptarët që ikën jashtë, në 23 vjet. Nëse do kishin bërë marrëveshje si ne, nuk do ishim në këtë situatë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË ITALI/ Makina gëlltitet papritur nga një gropë në rrugë
Previous article "ULINI RROGAT E DEPUTETËVE DHE JEPUANI PENSIONISTËVE"/ Rama: Pak se merreni çdo ditë me nuse e dhëndurë, por janë...

s.autor

Postime të ngjashme

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT