Ka rënë në prangat e policisë përmbaruesi gjyqësor Alban Kote i cili rezulton tek dosja e mikrokredive.
Gjykata e Tiranës ka caktuaer për 43-vjeçarin masën ‘Arrest me burg’ për veprën penale Shpërdorimi i detyrës’.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


