• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqi/ Janë vrarë mbi 340 terroristë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”
Home
Nderkombetare

Turqi/ Janë vrarë mbi 340 terroristë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”

27 January, 2018 luljetaautor Botë, Nderkombetare

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se të paktën 343 terroristë anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, theksohet se vazhdon me sukses sipas planit operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018 për sigurinë dhe stabilitetin në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëlla të rajonit.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratë theksohet se TSK është duke kryer sulme ajrore ndaj strehimoreve, pozicioneve, depove të armëve dhe pajisjeve të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil.

“Gjithsej 23 objektiva, si strehimore, depo të armëve dhe pika të armatimeve që i përkasin organizatave terroriste PKK/ KCK/ PYD-YPG dhe DEASH janë shkatërruar nga operacionet ajrore të kryera gjatë natës nga Forcat Ajrore të Turqisë. Të 13 avionët e përfshirë në operacion janë kthyer në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre. Sipas informacionit të marrë nga rajoni deri më tani është përcaktuar se së paku 343 anëtarë të organizatave terroriste PKK/ KCK/ PYD-YPG dhe DEASH janë neutralizuar në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’”, thuhet në deklaratë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panathinakosi shton presionin, nuk heq dorë nga Ergys Kaçe
Previous article “Gazzetta”: Deulofeu, shumë afër transferimit te Roma

luljetaautor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT