• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHIMBJET E BARKUT/ Ja metodat natyrale për shërimin e shpejtë
Home
Shëndet

DHIMBJET E BARKUT/ Ja metodat natyrale për shërimin e shpejtë

19 October, 2024 s.autor Shëndet

Dhimbjet e barkut janë ndër komplikacionet shëndetësore më të shpeshta që prekin organizmin dhe trupin e njeriut.

Mjafton një ftohje apo virozë e lehtë dhe dhimbjet e barkut bëhen menjëherë prezente, e madje ndonjëherë bëhen edhe të padurueshme, sidomos gjatë natës kur bëhen shkak i pagjumësisë duke sjellë si pasojë edhe lodhje.

Ndërrimi i ambjentit nga i ngrohtë në të ftohtë dhe anasjelltas, kondicionerët, djersitja e etj shpesh bëhen shkak i ftohjes, e për rrjedhojë dhimbjeve të barkut.

AgroWeb.org sjell më poshtë disa kura natyrale shumë efektive dhe të nevojshme që ndihmojnë në lehtësimin dhe shërimin e dhimbjeve të barkut.

Ujë me Sodë
Vetitë vepruese të sodës së bukës ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të barkut, stomakut por edhe në rastet e djegiet e zemrës.

Në rastet kur keni dhimbje barku të shkaktuara nga i ftohti mjafton të hidhni gjysmë luge çaji me sodë buke në një gotë të mbushur gjysmë me ujë. Përziejeni dhe pijeni.

Uji me sodë nuk është i rekomandueshëm të përdoret në këtë rast për personat që vuajnë tensioni i lartë.

Kompresa me Ujë të Ngrohtë
Vendosja e njëkomprese me ujë të ngrohtë në zonën e barkut do ndihmojë fillimisht në lehtësimin e më pas në largimin e dhimbjes.

E njëjta kurë mund të përdoret edhe në rastet e dhimbjeve të stomakut.

Pureja e Mollës
Mollët janë fantastike përsa i përket dhimbjes së barkut dhe stomakut.

Mund t’i konsumoni si fruta por në rastin e dhimbjeve në stomak apo në bark, AgroWeb.org ju rekomandon që t’i përgatisni në formën e puresë.

Mjafton të qëroni 1 apo 2 kokrra mollë, t’i zjeni për 10 minuta e më pas t’i kaloni në një mikser në formën e puresë.

Sapo t’i konsumoni lehtësimi do të jetë i menjëhershëm.

Banania, Xhenxhefili dhe Kanella
Banania është ndër frutat më miqësore që ndihmon në largimin e dhimbjeve të barkut dhe të stomakut gjithashtu.

Por AgroWeb.org ju kujton se banania nuk rekoamndohet që të konsumohet asnjëherë esëll herët në mëngjes me stomak bosh.

Nga ana tjetër edhe kanella është shumë efektive në problemet me barkun dhe stomakut.

Në raste të tilla mund të përgatisni një çaj kanele, ku mjafton të hidhni 2 lugë çaji kanellë pluhur në një filxhan çaji dhe uji dhe ta zjeni për 10 minuta.

Edhe xhenxhefili është ndër zgjidhjet më efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe stomakut.

Mjafton ta përgatisni atë në formë çaji duke zjerë dy feta xhenxhefilli në një filxhan çaji ujë për 10 minuta dhe më pas ta konsumoni atë.

Efektet e Jashtëzakonshme të Kamomilit
Kamomili është fantastik në përdorimin e shumë kurave natyrale për qetësimin dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Ai është një kurë efektive shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të barkut.

Në raste të tilla AgroWeb.org ju sugjeron ta përgatisni si çaj duke hedhur dy lugë me lule kamomili të thatë në një filxhan çaji.

Ziejeni për 10 minuta dhe pijeni, do të qetësojë menjëherë dhimbjet e barkut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME NË POLONI/ Aksident i shumëfishtë në autostradën, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur
Previous article VRAU 34-VJEÇARIN NË ITALI PAS SHERRIT PËR NJË VAJZË/ Dënohet me 12 vite burg Klajdi Mjeshtri

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT