Të kryqëzoni këmbët është një pozicion që shumica e njerëzve e realizojnë kur ulen, përgjithësisht në mënyrë automatike. Ky pozicion është elegant dhe seksi, ndërsa shumicën e rasteve lidhet me të qenit “femërore” dhe “një zonjë e vërtetë”.
Ne thuajse jemi mësuar t’i kryqëzojmë këmbët pa menduar, por thuajse askush nuk i di pasojat serioze që ka ky pozicion në shëndetin tonë.
Mbajtja e kësaj pozite për orë të tëra mund të shkaktoj një sëmundje të quajtur “peroneal nerve paralysis” apo paralizë.
Në vitin 2010, studime të shumta kishin dëshmuar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara e rrit shtypjen tuaj të gjakut, edhe nëse nuk keni probleme me shtypje të gjakut.
Një nga arsyet për këtë është se kur e vendosni njërën këmbë sipër tjetrës, ajo e dërgon gjakun nga këmbët në gjoks, duke shkaktuar që shumë gjak të qarkullojë nga zemra juaj, gjë që e rrit edhe shtypjen e gjakut.
Shtuar faktit që qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’iu dëmtojë venat. Së fundi, një studim zbuloi se të ulurit me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë mund t’iu sjellë një pozicion të kërrusur, shimbje qafe dhe parehati te ijët.





