• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Infermierë për Shqipërinë”/ Deri tani 1200 aplikime
Home
Sociale

“Infermierë për Shqipërinë”/ Deri tani 1200 aplikime

27 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Në portalin “Infermierë për Shqipërinë” deri tani kanë aplikuar 1200 kandidatë për 420 vende të lira pune.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në këtë portal, të lançuar që prej 10 janarit 2018, sjell në vëmendje rastin e një infermiereje, Arianës nga qyteti i Gjirokastrës, e cila punonte prej 16 vitesh në reanimacionin e spitalin rajonal të këtij qyteti, por u hoq nga puna pa arsye.

Sipas saj, si Ariana janë me dhjetra infermiere në të gjithë vendin që janë pa punë për shkaqe që nuk lidhen aspak me profesionalizmin e tyre.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër me gra të këtij qytetit, ku ishte e pranishme edhe deputetja e këtij qarku dhe njëkohësisht ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministrja Manastirliu ftoi Arianën të aplikojë në këtë portal, pasi është mundësia e vetme e punësimit si infermiere në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

Ministrja Manastirliu thekson se afati i fundit i aplikimit në këtë portal është data 1 shkurt 2018.

“Ariana punonte prej 16 vitesh në reanimacionin e spitalin rajonal të Gjirokastrës por u hoq nga puna pa arsye. Si Ariana, janë me dhjetra infermiere në të gjithë vendin që janë pa punë për shkaqe që nuk lidhen aspak me profesionalizmin e tyre. E ftova Arianën të aplikojë në portalin www.infermierepershqiperine.al sepse tanimë ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike; portali “Infermierë për Shqipërinë. Kanë aplikuar 1200 kandidatë deri në këto momente për 420 vende të lira pune. Afati i fundit i aplikimit është data 1 Shkurt 2018”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në një postim në Facebook.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, i lançuar më 10 janar të këtij viti, do të siguroj transparencë të plotë dhe punësim sipas meritës të infermierëve. Në portal kandidatët mund të shikojnë hapësirat e lira, si dhe të aplikojnë nëse përmbushin kriteret.

Kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent.

.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GUXIM I MADH/ Ujë e sapun: Si ju duket Kejvina e Ermalit pa pikë grimi? (FOTO)
Previous article Vasili PARALAJMËRON: Afatin e PROTESTËS së sotme do ta vendosin njerëzit!

luljetaautor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT